Categories: kosovë

Kurti: Mbi 1 miliard euro do të investohen në ushtri

Në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë ka nisur ceremonia e betimit dhe diplomimit të rekrutëve të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Të lidhura

None found

Në këtë ngjarje morën pjesë kryeministri Albin Kurti, ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci dhe kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ndërsa të pranishëm ishin edhe oficerë e nënoficerë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së.

Ceremonia shënoi përfundimin e trajnimit për 515 ushtarë të rinj, të cilët iu bashkuan radhëve të FSK-së dhe nisën shërbimin e tyre në mbrojtje të vendit. Sipas Kurtit, bëhet fjalë për gjeneratën më të madhe që ka pasur ndonjëherë ushtria e Kosovës.

“515 qytetarë të Republikës që kanë zgjedhur t’i shërbejnë atdheut. 515 pushkë më shumë për sigurinë e vendit. 515 garantues të rinj të lirisë dhe të paqes”, deklaroi kryeministri në nisje të fjalimit të tij.

Kurti u kërkoi ushtarëve të rinj që detyrën e tyre fisnike ta ushtrojnë me nder, përgjegjësi dhe vetëdije të lartë. Ai tha se pas uniformës së tyre qëndrojnë qytetarët e Kosovës, familjet e tyre, fëmijët që synojnë të rriten në paqe dhe një popull që e ka fituar lirinë përmes shumë përpjekjeve e vuajtjeve.

“Rrugëtimin tuaj sot e filloni duke e ditur thellë në qenien tuaj që liria jonë është rezultat i përpjekjeve të shumë brezave, i atyre që dhanë gjithçka nga vetja e tyre për vendin tonë”, u shpreh Kurti.

Ai vlerësoi se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte dhe mbetet shenjë e vendosmërisë së popullit për të mos iu nënshtruar robërisë. Sipas tij, flijimi i dëshmorëve dhe martirëve të kombit e obligon shoqërinë ta ruajë të vërtetën historike, ta nderojë luftën e drejtë çlirimtare dhe të krenohet me të kudo.

“Nga malet e Drenicës, te Kullat e Dukagjinit, nga Drini i Bardhë te Ibri e Sitnica, nga Llapi e Gollaku te Anamorava e Karadaku – çdo krahinë e rajon, qytet e fshat, kodër e luginë, ruan kujtime të rezistencës dhe kryengritjes, të përpjekjeve për liri dhe të dashurisë për atdheun”, tha kryeministri.

Kurti theksoi se në këtë tokë liria përfaqëson historinë e familjeve, sakrificën e brezave dhe një përgjegjësi që përcillet nga njëri brez te tjetri.

Ai nënvizoi se ushtria është një prej shtyllave themelore të shtetit dhe se forcimi i saj është detyrim për ndërtimin e institucioneve të afta për të garantuar sigurinë e qytetarëve, si dhe për të mbrojtur sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës, në përputhje me mandatin kushtetues e ligjor.

Kryeministri bëri të ditur se zotimi i qeverisë është investimi i mbi 1 miliard eurove në ushtri.

Gjatë ceremonisë, ai kujtoi gjithashtu figurën e kryekomandantit Adem Jashari, duke thënë se emri dhe vepra e tij duhet të mbeten udhërrëfyes i përhershëm i vetëmohimit dhe përkushtimit ndaj atdheut.

“Le të jetë emri i kryekomandantit legjendar Adem Jashari një kujtesë e përhershme se çfarë do të thotë të qëndrosh për atdheun. Ky është atdheu ynë. Ky është shteti ynë. Liria është amanet. Mbrojtja e saj është tërësi funksionesh që i ndajmë bashkë, përgjegjësi zyrtare dhe qytetare e përbashkët”, përfundoi Kurti.

Ai uroi ushtarët për diplomimin, duke e mbyllur fjalën me thirrjet: “Rroftë Forca e Sigurisë së Kosovës. Rroftë Republika e populli ynë”.

të fundit

Anna Strolenberg rejects claims that Albanians protesting will be barred from entering the EU: The warning is false

Eurodeputetja Anna Strolenberg ka reaguar ndaj paralajmërimeve që, sipas saj, u janë bërë qytetarëve shqiptarë lidhur me pjesëmarrjen në protestat…

2 minutes ago

Adea Pirdeni appointed minister of public administration

Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar shkarkimin e ministres, Adea Prirdeni nga Ministria e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin. Begaj…

2 minutes ago

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, në agjendë ndryshimet e buxhetit për vitin 2026

Kryesia e Kuvendit do të mblidhet të hënën nga ora 11:00. Kuvendi bëri të ditur edhe rendin e ditës në…

3 minutes ago

Mass shooting in Jordan / Gunfire during a funeral ceremony leaves 10 dead at a church in Karak

Lindja e Mesme përballet me një tjetër valë tensionesh dhe dhune. [...] Read More... The post Masakër në Jordani/ Të…

3 minutes ago

Gani Geci del nga paraburgimi pas intervistimit në Prokurori

Gani Geci është liruar nga paraburgimi, pasi është intervistuar në Prokurorinë e Shtetit lidhur me dyshimet për kanosjen e gazetarit…

3 minutes ago

Macron seeks return to order as France braces for another weekend of protests

Franca po përgatitet për një fundjavë të re protestash në vazhdën e akteve më të rënda të dhunës urbane të…

3 minutes ago