3 vjet nga Marrëveshja, Grenell: Smith ngriti aktakuzë ndaj Thaçit, s’donte që Trump të kishte sukses në Ballkan

Ish-emisari presidencial i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka publikuar disa fotografi nga takimet që ishin bërë në përpjekje e sipër për arritjen e Marrëveshjes së Washingtonit, shkruan Express.

Grenell ka thënë se Marrëveshja e Washingtonit e ndërmjetësuar nga Donald Trump është një marrëveshje e suksesshme.

Ai më tej ka thënë se përpjekjet për arritjen e marrëveshjes ishin nisur gjatë kohës sa Hashim Thaçi ishte president dhe përfaqësonte Kosovën.

Grenell thotë se Jack Smith ka ngritur aktakuzë ndaj Hashim Thaçit, meqë s’dëshironte që Donald Trump të kishte sukses në Ballkan.

“Disa fotografi nga prapaskenat për nder të 3-vjetorit të marrëveshjes së suksesshme të Uashingtonit të Donald Trump ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.Ne filluam me Presidentin Thaçi që përfaqësonte Kosovën – derisa Jack Smith e paditi atë sepse ai nuk donte që Trump të kishte sukses në Ballkan”, ka shkruar Grenell./Express/

 


Shtuar 5.09.2023 13:01