11 të vdekur dhe 873 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKShPK)  ka njoftuar për  873 raste të reja me koronavirus brenda 24 orëve të fundit në Kosovë.

Brenda kësaj kohe në Kosovë janë shënuar edhe 11 raste të vdekjes nga virusi, teksa janë shëruar 544 të tjerë.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 4.371 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 873 raste pozitive “, thuhet në njoftimin e policisë.

Shtuar 27.03.2021 03:03

Tags: ,