“Ma sillni priftin të martohem me Kiarën”, deklarata e papritur e Luizit

Moderatorja Kiara Tito është emocionuar mbrëmjen e sotme në Big Brother.

Arbana Osmani pyeti Luizin se nëse Kiara do të dashurohej me të, a do e bënte ai dasmën brenda shtëpisë së Big Brother. Luizi tha se vetëm duhej t’i sillnin priftin dhe ishte gati ta realizonte dasmën.

Pjesë nga diskutimi:

Luiz: Është e vërtëtë, unë skuqem, kur nuk e kam një përgjigje. Edhe tani ndihem në siklet. Unë Kiarën e kam njohur këtu brenda dhe nuk e di çfarë do bëj, nëse njëri nga ne del nga shtëpia. Nuk e di si do sillem nëse Kiara nuk do jetë më këtu. Ndihem jashtëzakonisht mirë me Kiarën brenda.

Zhaklin: Nuk ishte kjo pyetja. Kiara nuk më duket se të është larguar.

Luiz: Ajo që unë them, është se ajo ka filluar të më ndjej goxha.

Zhaklin: Unë në atë darkë, pash pasiguri. Pres më shumë nga ty Luiz. Mund t’i kërkosh Big Brother, një darkë mes teje dhe Kiarës.

Luiz: A e more vesh Vëllai i Madh?

Zhaklin: Si ma vërteton që nuk po luan me Kiarën?

Luiz: Unë nuk po luaj me Kiarën. Të betohem me gjithë shpirt. Unë them më fusni një prift dhe martohem direkt me Kiarën në shtëpi. Në qoftë se ka një njeri që është i paduruesëm këtu, jam unë. Unë kërkoj vetëm të mos e vendosim më nën presion, ju lutem. Fjalë të tjera nuk di çfarë t’ju them.

/albeu.com/


Shtuar 31.01.2023 22:39

Tags: ,