Si të përshpejtoni nxjerrjen e gurëve të veshkave nga trupi! Këshillat që ju nevojiten, ja kur duhet t’i drejtoheni mjekut

Veshkat janë përgjegjëse për eliminimin e mineraleve të ndryshme nga gjaku, nëpërmjet urinës.

Në shumë raste, sasi të larta mineralesh akumulohen në veshka duke formuar gurë.

Kur gurët janë të vegjël ato dalin nga trupi me më shumë lehtësi.

Kur gurët janë të mëdhenj ato ngecin në kanalin që lidh veshkën me fshikzën e urines dhe shkaktojnë dhimbje.

Një gjë e tillë shkakton edhe infeksion apo dëmtim të veshkave.

Sa kohë u nevojitet gurëve në veshka të dalin nga trupi

Faktorët që përcaktojnë kohën që u nevojitet gurëve në veshka të dalin nga trupi janë: përmasat dhe vendndodhja.

80% e gurëve në veshka që janë më të vegjël se 4 milimetra dalin vetë nga trupi për 31 ditë.

60% e gurëve në veshka që janë rreth 4 deri në 6 milimetra dalin vetë nga trupi për 45 ditë

20 përqind e gurëve në veshka më të mëdhenj se 6 milimetra dalin vetë nga trupi në 12 muaj.

Eliminimi i gurëve më të mëdhenj kërkon ndërhyrje kirurgjikale.

Gurët mund të formohen në fillim të kanalit të sipërpërmendur ose në pjesën fundore të tij që është pranë fshikëzës.

Sipas studimeve, 48% e gurëve që formohen në fillim të kanalit dhe 79% e atyre që formohen në fund të kanalit  nuk kanë nevojë për ndërhyrje.

Si të përshpejtoni procesin e nxjerrjes së gurëve jashtë trupit

Mënyra më e mirë për të përshpejtuar procesin e nxjerrjes së gurëve nga trupi është që të pini sa më shumë ujë.

Uji nxit urinimin dhe ndihmon në daljen sa më shpejtë të gurëve.

Këshilla të tjera për këtë problem janë:

Kufizoni sasinë e proteinave,

Kufizoni sasinë e kalçiumit,

Konsumoni më pak kripë,

Hani më shumë agrume.

Agrumet përmbajnë disa substanca të cilat pengojnë formimin e gurëve në veshka.

Kur duhet të shkoni tek mjeku?

Ekspertët thonë se njerëzit që kanë simptomat e mëposhtme duhet të vizitohen sa më parë tek mjeku.

Dhimbje të forta në pjesën anësore ose në shpinë.

Djegie gjatë urinimit,

Ethe dhe temperaturë,

Të vjella,

Gjak në urinë.

Në rastet e një ndërhyrje kirurgjikale, njeriu mund të rifillojë aktivitetin normal të paktën 2 ditë pas operacionit.


Shtuar 13.08.2024 16:57