Çfarë ndodh me trupin tuaj kur konsumoni mjaltë çdo ditë?

Mjalti ka qenë gjithmonë një ilaç mjekësor për shumë mijëvjeçarë. Në të gjithë globin, paraardhësit tanë dukej se ishin të vetëdijshëm për përfitimet e shumta shëndetësore të mjaltit.

Marrja e një luge mjaltë çdo ditë mund të ketë përfitime të shumta për shëndetin tuaj. Ushqyesit kryesorë në mjaltë janë karbohidratet në formën e glukozës dhe fruktozës. Gjithashtu përmban sasi të vogla të vitaminave, proteinave dhe mineraleve të nevojshme.

Përfitimet shëndetësore të mjaltit:

1-Mjalti është i mirë për gjakun tuaj

Mjalti ndikon në organizëm në mënyra të ndryshme në varësi të mënyrës se si e konsumoni. Nëse mjalti përzihet në ujë të vakët dhe pihet, ai ka një ndikim të dobishëm në numrin e rruazave të kuqe të gjakut (RBC) në gjak. RBC-të janë kryesisht përgjegjëse për bartjen e oksigjenit në gjak në pjesë të ndryshme të trupit.

2- Mjalti ësht një ushqim energjik

Një nga përdorimet e rëndësishme të mjaltit në mjekësinë tradicionale është si një përforcues i menjëhershëm i energjisë. Bordi Kombëtar i Mjaltit i SHBA-së rekomandon konsumimin e mjaltit sepse ai përmban shumë vitamina dhe minerale në sasi të vogla.

3-Mjalti ndihmon me tretjen

Mjalti ndihmin në reduktimin e kapsllëkut,fryrjes dhe gazrave. Ai gjithashtu është i pasur me baktere probiotike të cilat ndihmojnë në tretje, promovojnë shëndetin e sistemit imunitar dhe reduktojnë alergjitë.

4- Mjalti ndihmon fëmijët të flejnë mirë

Rezultatet paraprake nga disa studime tregojnë se mjalti mund të përmirësojë cilësinë e gjumit tek fëmijët. Bazuar në opinionet e prindërve, studimet arritën në përfundimin se mjalti reduktonte kollën tek fëmijët gjatë natës dhe i ndihmonte të flinin më mirë.

5-Mjalti nxit shërimin e djegies dhe plagëve

Ai është përdorur për të shëruar plagët dhe djegiet që nga Egjipti i lashtë dhe është ende i zakonshëm edhe sot. Një përmbledhje e 26 studimeve mbi kujdesin ndaj mjaltit dhe plagëve, zbuloi se mjalti është mjaft i efektshëm në shërimin e djegieve me trashësi të pjesshme dhe plagët që janë infektuar pas operacionit.

6- Përmirëson shëndetin e zemrës

Mjalti mund të ndihmojë në parandalimin e sëmundjeve të zemrës. Sipas një rishikimi, mjalti mund të ndihmojë në uljen e presionit të gjakut, përmirësimin e niveleve të yndyrës në gjak, rregullimin e rrahjeve të zemrës dhe parandalimin e vdekjes së qelizave të shëndetshme.


Shtuar 20.05.2024 11:41