Flet shkenca: Pse nuk duken yjet nga dritarja e avionit

Kur shikojmë qiellin gjatë natës,nëse qielli është i pastër, ne mund të shohim një pafundësi yjesh atje sipër.

Por a keni provuar ndonjëherë të shikoni yjet jashtë dritares së një avioni? Epo, nëse keni tentuar, mund të keni vënë re se në fakt nuk mund të shihni asgjë.

Po pse është kështu? Për fat të mirë, tani shkenca ka përgjigje për diçka të tillë.

Ylli më i afërt me planetin tonë është sigurisht dielli, pavarësisht faktit se është 150,000,000 kilometra larg.

Me atë distancë duhen vetëm rreth tetë minuta që drita nga dielli të arrijë tek ne në tokë.

Sigurisht, çdo yll në qiell është tepër larg nesh – kështu që nëse jemi në tokë ose vetëm 12 mijë metra mbi të, aftësia juaj për të parë se çfarë shkëlqen në qiellin e natës duhet të mbetet e njëjtë.

Ka një sërë arsyesh pse ne shpesh nuk shohim yje jashtë dritares së avionit kur jemi duke fluturuar.

Sipas një artikulli nga Scienc, nëse jeni duke fluturuar mbi një qytet gjatë natës, shpesh nuk do të shihni yje nga dritarja e aeroplanit për shkak të ndriçimit të tepërt në qytet.

Një arsye tjetër pse nuk i shihni yjet nga dritarja e avionit është për shkak të dritës nga hëna.

Por çfarë ndodh kur jeni duke fluturuar mbi oqean dhe s’ka hënë? Edhe atëherë, ju nuk mund të shihni yje gjatë fluturimit.

Epo, arsyeja kryesore që nuk ju lejon të shihni yjet nga dritarja e avionit është për shkak të ndriçimit artificial në kabinë.

Astrofizikani teorik dhe shkrimtari shkencor Ethan Siegel shpjegoi në Medium: “Ju mund ta kuptoni këtë shumë lehtë nëse mendoni të jeni në shtëpinë tuaj gjatë natës. Nëse i keni dritat ndezur brenda, por jashtë është errësirë, kush mund të shohë çfarë?

“Nga jashtë shtëpisë, dikush që shikon brenda mund të shohë gjithçka. Por nëse doni të shihni se çfarë po ndodh jashtë, duhet të fikni dritat brenda dhe të ndizni dritat jashtë, apo jo?

“Si rregull i përgjithshëm, duhet të jetë më e errët në vendin nga po shikoni sesa në vendin ku po kërkoni, ose nuk do të mund të shihni asgjë. /albeu.com


Shtuar 25.10.2023 21:39