Telefonata e parë me iPhone, Steve Jobs: 4 mijë kafe ju lutem

Thirrja e parë ndonjëherë nga iPhone në botë u bë nga Steve Jobs, më 9 janar 2007.

Ai bëri një telefonatë në një dyqan Starbucks në San Francisco nga i cili vend porositi 4.000 kafe “latte” dhe më pas mbylli telefonin.

 

 

Sipas Fast Company Magazine, telefonatën e parë nga iPhone e pranoi e punonjësi i Starbucksit, Ying Hang “Hannah” Zhang.

“Mirëmëngjesi! Si mund t’ju ndihmoj?”, u përgjigj Zhangu.

“Po, do të doja të porosisja 4.000 kafe ‘latte’, të lutem”, tha Jobsi, duke buzëqeshur. Por, menjëherë pas kësaj fjalie kishte shtuar: “Jo, vetëm bëj shaka. Numër i gabuar. Mirupafshim! ”

Kur Jobsi e mbylli telefonin, një turmë e madhe para tij shpërtheu në të qeshura, sepse kjo nuk ishte ndonjë thirrje e zakonshme.

Jobsi ishte në skenë në “Moscone Center”, ku ai sapo kishte zbuluar iPhonen e parë . Thirrja e tij në “Starbucks” atë ditë ishte telefonata e parë e bërë nga një iPhone në histori. /albeu.com/


Shtuar 15.03.2021 15:54