Pas një viti mjaft të vështirë pandemik, njerëzit kanë nevojë të ri-freskojnë pamjen e tyre. Perveç ndryshimit të flokëve apo të vetullave, shumë njerëz duan ta ndryshojnë pamjen e tyre, duke hequr rrudhat e moshës ose ato që mund të jenë dhe të parakohëshme.
Dhe për këtë ka vetëm një emër: Botox.
Ju që e keni për herë të parë, keni shumë pyetje në mendjen tuaj rreth këtij trajtimi.
E para dhe më e shpeshta është: a ka efekte anësore?!
Rreziqet nga Botox janë përgjithësisht të vogla. Ashtu si çdo procedurë mjekësore, disa njerëz pas injektimit mund të përjetojnë efekte anësore si dhimbje në vendin e injektimit, të përziera apo simptoma të ngjashme me gripin.
“Deri më tani nuk ka pasur ndonjë rast serioz të infeksionit, dhimbjesh ose ndonjë lloj reagimi ndaj kësaj procedure”, tha Dr. Raffi Hovsepian, një kirurg plastik në Beverly Hills.
Ekzistojnë disa aktivitete që duhet të shmangni pas procedurës.
Procedura do të zgjasë rreth 20 minuta deri në një orë, varësisht nga zona dhe injektimet. Ju madje mund të shkoni në punë menjëherë pas kësaj.
Nëse vendosni të shkoni në shtëpi, mos u shtrini për katër orë, pasi kjo mund të përhapë toksinën në zona të tjera të fytyrës tuaj dhe të inkurajojë mavijosjen. Mavijosjet në vendin e injeksionit mund të ndodhin edhe nëse nuk shtriheni, por shanset janë të vogla. Shmangni pirjen e alkoolit dhe të qenit në nxehtësi për 24 orë pas procedures.
Për sa kohë do të duket plotësisht efekti i Botox-it?
Për fat të keq, vijat tuaja të holla nuk do të zhduken menjëherë pas procedurës. Ndryshimet fillestare nuk shihen të paktën 48 orë pas infeksionit, pasi duhen deri në shtatë ditë që toksina të ndikojë plotësisht në muskujt në fytyrën tuaj. Rezultatet e plota të Botox nuk shihen nga shtatë deri në 10 ditë pas procedurës.