Studimi thotë se shumica e çifteve e fillojnë lidhjen e tyre si miq

Studimi u krye nga studiues të Universitetit të Victorias në Kanda, ku morën pjesë 1 mijë e 900 student, prej të cilëve dy të tretat e tyre deklaruan se lidhjen së pari e filluan me miqësi.

68 përqind e pjesëmarrësve në studim deklaruan se marrëdhëniet e tyre aktuale ose atë të fundit e kishin filluar si miq para se të ishin të dashur.

Të rinjtë e moshën 20 vjeçare dhe ata nga komuniteti LGBT kishin përqindje më të lartë në atë se lidhja e tyre kishte filluar me miqësi, një përgjigje e tillë u dha nga 85 përqind e pjesmarrësve të kësaj kategorie.

Fillimi si miq ishte opsioni i preferuar i pjesmarrësve të studimit, të cilët thanë se ishte mënyra më e mirë për të filluar një marrëdhënie të re romantike, krahasuar me opsionet e tjera të paraqitura si takimi në një organizimin ose në internet.

Studimi i botuar në revistën “Social Psychological and Personality Science”, zbuloi gjithashtu se kohëzgjatja mesatare e kohës që njerëzit mbetën miq para se të lidheshin është gati 22 muaj.


Shtuar 28.07.2021 19:41

Tags: ,