Shenjat që tregojnë se njerëzit që s’jetojnë më, po komunikojnë me ju!

Keni dëgjuar shpesh për ndërmjetësit shpirtëror apo jo? I tillë është edhe James Van Praagh, autor i disa librave-manualë mbi shpirtin. Ai ka treguar sesi, sipas tij, mund të kuptojmë se njerëzit e dashur që i kemi humbur, komunikojnë me ne.

Sipas tij, të vdekurit përpiqen çdo ditë të krijojnë mënyra komunikimi, por që të arrijnë tek ne, duhet të jemi të hapur dhe duhet fillimisht të dimë të lexojmë shenjat që na japin. Ja cilat janë këto shenja, sipas ndërmjetësin James Van Praagh:

Ëndrrat

Një prej mënyrave më të qarta sesi ata na flasin, është nëpërmjet ëndrrave. Nuk keni përse të frikësoheni aspak prej tyre; është një mënyrë e mrekullueshme për ta që të munden të kalojnë kohë me ne, duke na ardhur në ndihmë dhe duke na dhënë mbështetje.

Mirazhet

Nëse ju duket se shihni imazhin e një të afërmi që ka ndërruar jetë kur jeni përgjumësh por edhe i vetëdijshëm, do të thotë se ai po përpiqet të komunikojë me ju. Imazhi mund të jetë i tejdukshëm, gjysmë i tejdukshëm por edhe i plotë, dhe mund të shfaqet edhe si shëmbëlltyrë në pasqyrë, dritare apo edhe teksa ia keni ngulur sytë dikujt tjetër.

Aromat

Kur një aromë ju kujton në mënyrë të pashpjegueshme dikë që nuk është më, do të thotë se ai është aty. Mund të jetë një parfum, një lule, apo edhe cigare- gjithçka që u sjell ndërmend njeriun që keni humbur, por në të vërtetë nuk e keni humbur.

Tingujt, muzika

Ndonjëherë mund të flasin drejtpërdrejt me ju, e ju i dëgjoni tek ju thërrasin, brenda mendjes suaj apo edhe jashtë saj. Mundet edhe t’ju paralajmërojnë për diçka. Edhe muzika është një shenjë e tyre për t’ju folur. Nëpërmjet një kënge në radio apo që ju vjen ju ndërmend, ata ju sjellin një këngë që ka një kuptim të caktuar në kohën kur keni nevojë për të.

Rastësitë me fat

Disa herë jeni ndier me fat sepse, pikërisht kur keni pasur nevojë për diçka, sikur dikush ua ka vënë me dorë përpara syve. Këto bekime të cilat ndërmjetësi Van Praagh i quan ‘Rastësi të Zotit’ janë lutje që të dashurit tuaj të ndier i kanë bërë Zotit në momentet tuaja të vështira.

Ndjesia e një pranie

Kur ndjeni një energji të fuqishme në vendin ku jeni, mund të jetë shenjë e një shpirti që po përpiqet të komunikojë me ju. Mund të ndjeni një lloj paqeje, ose një rëndesë të beftë mbi krevat kur shtriheni; mund edhe të zgjoheni pikërisht në çastin kur njeriu i dashur ka ndërruar jetë.

Fluturat dhe zogjtë

Fluturakët janë gjallesat më të dashura për shpirtërat, të cilët i ndonjëherë i dërgojnë si përcjellës të mesazheve të tyre.

Ylberi

Kur në një datë të rëndësishme, në një përvjetor apo qoftë edhe në një ditë pasi keni kaluar një ‘stuhi’ del ylberi, mund të jetë shenjë e të dashurve që keni humbur. E ai do të jetë plot me ngjyra, i shndritshëm dhe i madh si asnjëherë më parë.

Numrat

Nëse ju ndodh të gjeni numra të njohur mbi kuponet, faturat, librat e revistat, mund të jetë ditëlindja e njeriut të ndier, i cili po përpiqet t’ju tregojë se është aty pranë jush.

Të ngjashmit me ta

Mund t’ju ndodhë të shihni dikë që i ngjan apo ua kujton njeriun që keni humbur, përgjithësisht në ditët kur e keni sjellë më shumë ndërmend. Në këto ditë, ai ju rikujton se është rrotull jush, dhe ju nuk jeni vetëm.


Shtuar 3.07.2021 12:29