Anhedonia është një paaftësi për të përjetuar kënaqësi dhe njihet si një simptomë e depresionit dhe çrregullimeve të tjera të shëndetit mendor, por jo të gjithë kanë çrregullime mendore. Ata që përjetojnë anhedonian kanë humbur interesin ndaj kryerjes së aktiviteteve dhe presin që të jenë të lumtur.
Cilat janë simptomat e anhedonias?
Dy janë llojet kryesore të kësaj gjendjeje: anhedonia sociale dhe fizike.
Anhedonia sociale është një mosinteresim për kontaktet shoqërore dhe mungesë e kënaqësisë në situatat shoqërore. Anhedonia fizike është një paaftësi për të ndjerë kënaqësi të tilla si ngrënia, prekja ose seksi.
Simtomat përfshijnë:
– tërheqje sociale
– mungesë të marrëdhënieve shoqërore ose tërheqje nga marrëdhëniet e mëparshme
– ndjenja negative ndaj vetes dhe të tjerëve
– vështirësi në përshtatjen me situatat shoqërore
– një tendencë për të shfaqur emocioneve të rreme, të tilla si shtirja sikur janë të lumtur
– humbje e interesit për intimitet
– probleme fizike të vazhdueshme
Cilat janë shkaqet?
Anhedonia është një simptomë thelbësore e depresionit, por jo të gjithë që janë në depresion e përjetojnë. Ilaçet me recetë, veçanërisht ato kundër depresionit dhe antipsikotikët që përdoren për të trajtuar depresionin, mund të shkaktojnë anhedonia.
Skizotipia është një teori e psikologjisë që thotë se tipare të caktuara të personalitetit mund të jenë një faktor rreziku për zhvillimin e çrregullimeve psikotike, të tilla si skizofrenia. Anhedonia sociale është një faktor rreziku për skizofreninë.
Anhedonia mund të ndodhë gjithashtu për shkak të përdorimit të drogës ose të përjetuarit shumë stres dhe ankth.
Cilët janë faktorët e rrezikut?
Nëse keni një histori familjare të depresionit të madh ose skizofrenisë, keni një rrezik në rritje për këtë gjendje. Faktorë të tjerë të rrezikut përfshijnë:
– një ngjarje traumatike ose stresuese e kohëve të fundit
– një histori abuzimi ose neglizhence
– një sëmundje që ndikon në cilësinë e jetës
– një sëmundje e madhe
– një çrregullim i të ngrënit
Një paaftësi për të përjetuar kënaqësi mund të ndikojë në cilësinë e jetës. Kontaktoni menjëherë mjekun nëse ndiheni kështu. Sapo të filloni trajtimin, do të jeni në gjendje të filloni përsëri të ndjeni lumturi. Anhedonia zakonisht zhduket pasi menaxhohet depresioni.