Ky është një sezon ku mund të ndiheni të prirur për të zhvendosur vëmendjen tuaj nga vetja dhe mbi partnerin, familjen ose karrierën tuaj. Sezoni i Peshores thekson privimin e vetes dhe egos dhe ju nxit të përqendroheni për të krijuar më shumë ekuilibër dhe unitet në jetën tuaj. Me gjithë këtë energji të orientuar drejt marrëdhënieve, Hëna e re në Peshore më 6 tetor 2021 do të jetë dita më romantike e këtij muaji për shenjën tuaj të zodiakut, duke ju frymëzuar që të përpiqeni në mënyrë aktive drejt një lidhjeje ose lidhjes aktuale. Çdo shenjë mund ta përjetojë këtë energji ndryshe, por është e sigurt që të gjithë do e ndjejnë.
Dashi: Lidhja juaj romantike (ose ajo që po vjen) do të lulëzojë.
Demi: Do gjesh bukuri edhe në gjërat më të thjeshta të rutinës tënde.
Binjakët: Në këtë ditë, kreativiteti dhe ana juaj seksuale do lulëzojë.
Gaforrja: Jeta mes shtëpisë, familjes, dashurisë dhe punës, do jetë më e ekuilibruar se kurrë.
Luani: Komunikimi do të jetë i lehtë dhe do të rrjedhë natyrshëm.
Virgjëresha: Paratë dhe burimet tuaja janë në gjendjen më të mirë.
Peshorja: Gjithë sytë do jenë mbi ty!
Akrepi: Shëndeti mendor dhe jeta private po arrin aty ku ti dëshiroje.
Shigjetari: Miqësitë dhe njohjet me njerëz të rëndësishëm do jenë prioritet gjatë kësaj kohe.
Bricjapi: Karriera dhe imazhi publik po punojnë me njëra-tjetrën për të arritur majat.
Ujori: Ana jote shpirtërore dhe filozofike po lulëzon.
Peshqit: Më në fund po kupton si të vendosësh kufijtë personal dhe të jesh i lumtur.