NASA krijon oksigjen për frymëmarrje në planetin Mars

Një instrument në reverin e NASA-s në Mars ka bërë oksigjen nga dioksidi i karbonit prej atmosferës së këtij planeti.

Ky ishte demonstrimi i dytë i suksesshëm teknologjik në këtë mision, që ditë më parë e fluturoi një helikopter në planetin e kuq.

 

Gjenerimi i oksigjenit u performua në roverin e quajtir “Moxie”, shkruan BBC.

Ajo ka bërë 5 gramë të gazit – ekuivalent me atë që astronautit i fyen për të marrë frymë për gati 10 minuta.

Nasa konsideron që është e panevojshme të lodhen njerëzit në misionet e reja në Mars për të marrë oksigjenin me vete nga Toka, në vend se ta prodhojnë atë direkt në planetin e kuq.

Oksigjeni është po ashtu pjesë integrale e kimisë që vë në lëvizje raketat.

Atmosfera e Marsit është e dominuar nga dioksidi i karbonit me një koncentrim prej 96%. Oksigjeni është vetëm 0,13 për qind, krahasuar me atmosferën e Tokës që përmban 21%.


Shtuar 22.04.2021 16:28