Tajlandë
Tajlanda është kryesisht një vend budist dhe statujat dhe imazhet e Budës konsiderohen si objekte të shenjta adhurimi atje. Por nëse mendoni se kjo është një arsye e mirë për të bërë atë tatuazh të bukur të Budës që keni ëndërruar gjithmonë ose për të bërë homazhe me një tatuazh gaboheni rëndë.
Të kesh një fotografi të kokës së Budës në krah ose në shpinë konsiderohet një mungesë respekti e thellë, kulturalisht e papërshtatshme dhe fyese për pjesën fetare të popullsisë. Kjo është arsyeja pse Tajlanda ka ndaluar tatuazhet e Budës si për turistët ashtu edhe për vendasit, shkruan albeu.com.
Danimarka
Havai
Në Hawaii, është e paligjshme të bësh një tatuazh pas veshit ose në qepalla, përveç nëse bëhet nën mbikëqyrjen e një mjeku të regjistruar. Kjo do të thotë që të gjitha produktet kozmetike të përhershme duhet të bëhen nga mjekë të licencuar, të certifikuar, jo nga artistë tatuazhesh.
Korea e Veriut
Në Korenë e Veriut, përmbajtja e tatuazheve rregullohet rreptësisht nga Partia Komuniste dhe duhet të miratohet përpara se të bëhet, megjithëse ndonjëherë këto rregulla mund të jenë mjaft të paqarta. Për shembull, nuk mund të bëni tatuazh fjalën “dashuri” për familjen tuaj, por nëse ajo shpreh dashurinë tuaj për vendin dhe partinë drejtuese, do të ishte mirë.
Gjithashtu duhet pasur parasysh se nëse një grua në Korenë e Veriut ka një tatuazh, zakonisht do të thotë se ajo vjen nga një familje e keqe.
Japonia
Megjithëse Japonia aktualisht nuk ka një ndalim për tatuazhet, nëse keni pak bojë në lëkurën tuaj, nuk mund të hyni thjesht në çdo vend që dëshironi. Arsyeja për këtë qëndron në të kaluarën. Tatuazhet kanë qenë gjithmonë të lidhura me bandat kriminale japoneze dhe ka ende një stigmë të madhe sociale kundër artit të trupit në këtë vend.
Pra, nëse planifikoni të shkoni në pishinë, palestër, bar, restorant apo ndonjë vend tjetër publik, sigurohuni që tatuazhet tuaja të jenë të mbuluara.
Gjermania
Edhe pse në Gjermani ka sa të duash persona me tatuazhe, disa gjëra janë të ndaluara me ligj dhe të dënueshme. Pra, nuk duhet (ose mund, por askush nuk e sheh) të keni një tatuazh të një simboli që do t’i referohej nazizmit. Megjithatë, gjermanët nuk i shohin pozitivisht as simbolet komuniste.
Malajzia
Në përgjithësi, tatuazhet e përhershme janë të ndaluara tek muslimanët sunitë, sepse ata besojnë se tatuazhi ndryshon trupin tuaj, i cili në fakt është krijim i Zotit. Por edhe nëse nuk jeni person fetar, kini kujdes me artin e trupit kur qëndroni në Malajzi. /albeu.com/