Mos u lidhni KURRË me Wi-Fi në këto ambjente, ja ç’mund t’ju ndodhë me celularin tuaj

Ju ndoshta jeni lidhur me internet të paktën një herë në një qendër tregtare apo hotel, qoftë për arsye biznesi apo private, pa menduar nëse po rrezikon të dhënat tuaja private. Por ky bashkim nuk është aspak i padëmshëm. Sot, interneti pa tel është i pranishëm kudo, në pothuajse të gjitha objektet hotelierike, madje edhe në kafenetë dhe restorantet ku shpesh qëndroni. Ndërsa lexoni gazetën në telefon dhe pini kafenë tuaj të parë në mëngjes në një bar – një haker mund t’ju jetë “shikuar”, shkruan Avaz.

Hotelet mund të jenë “të rrezikshëm”, megjithëse hyrja në internet duket e sigurt. Shumë kompani që merren me këtë temë, të tilla si Kaspersky ose SensePost, kanë theksuar për vite me rradhë se Wi-Fi publik paraqet një “rrezik të madh sigurie”.

Nëse mendoni se një hotel luksoz është më i sigurt se një motel lokal – e keni gabim. Hakerat shpesh krijojnë rrjete wireless false, të cilat kanë një emër të ngjashëm me hotelin wi-fi, dhe kryesisht zhyten në vendet që vizitohen dhe janë të njohura. Pastaj ata presin që “viktima të bjerë në grackë”, d.m.th. për tu identifikuar

Sapo një person të lidhet me atë internet, hakerat instalojnë lehtësisht softuer të krijuar për të bërë dëme dhe viruse, të cilat së shpejti do t’u japin atyre akses në të gjitha të dhënat e “viktimës”. Jo vetëm mysafirët e hotelit ose shitësit e dyqaneve bien në këtë grackë, por edhe një numër i madh i punonjësve që punojnë në distancë.


Shtuar 11.01.2022 16:24