Mobiliet që duhet t’i mbani larg, po jua ngadalësojnë internetin në shtëpi

Me shumë mundësi, linja e internetit është dobësuar sërish. Të gjithë janë në shtëpi, të gjithë përdorin celularë, tabletë, laptopë, televizorin e më the e të thashë. Natyrisht që ngadalësohet interneti me gjithë këtë ngarkesë. Por fajin s’e kanë vetëm përdoruesit e shumtë. Duhen fajësuar edhe:

Mobiliet dhe sipërfaqet metalike

Teksa modemi juaj shpërndan valë elektromagnetike, metali, i cili e përthith energjinë elektrike do të ndikojë në ngadalësimin e WiFi- së suaj. Për këtë arsye, mbajeni pajisjen larg metaleve.

Muret

Disa lloje muresh ia dalin fare mirë të bllokojnë valët e ËiFi- së. Përgjithësisht materialet e përdorura në ndërtimin e tyre janë mermeri, çimentoja, betoni dhe tullat. Për këtë arsye, mbajeni modemin në një zonë të hapur, larg mureve.

Pasqyrat

Objektet në fjalë shërbejnë si një mburojë e fortë, e cila e bën tepër të vështirë përcjelljen dhe shpërndarjen e valëve. Njësoj siç reflekton pamjen tonë, pasqyra “reflekton” (përthyen, kthen mbrapsht) edhe vetë valët. Sa më pranë pajisjes së internetit të jetë pasqyra, aq më i ngadaltë është interneti.

Gjithashtu ia vlen të përdorni lidhje ethernet, pra një kavo që lidh kompjuterin tuaj me modemin, nëse keni mundësi dhe nëse ju duhet internet i shpejtë. Televizorët, kompjuterat dhe PlayStation ose Xbox duhen lidhur gjithmonë me kavo, jo me Wi-Fi.

Kini parasysh se disa kontrata kanë limit përdorimi, edhe nëse ju nuk jeni në dijeni. Nëse tejkaloni limitin e gigabyte-ve, shpejtësia e internetit do të ngadalësohet. Kontaktoni me kompaninë që ju sjell internetin dhe interesohuni. Për t’i paraprirë ngadalësimeve në të ardhmen, fikni dhe ndizni modemin çdo ditë për ta rifreskuar.