Qenushja Eclipse është një labrador i zi, dhe mund të themi që ajo është një prej qenve më të zgjuar që keni parë!
Të gjithëve na ka ndodhur të ndjehemi paksa në stres kur ishim më të rinj kur duhet të shkonim diku me autobus. Çfarë nëse harroj stacionin? Çfarë nëse e humbas biletën? Çfarë nëse më zë gjumi?
Mirëpo ky qen nuk e ka fare këtë problem, shkruan lajmi.net. Një labrador i zi, i quajtur Eclipse, është e vendosur që çdo ditë të vizitoj parkun e qenve.
Eclipse jeton në Seattle, Washington, dhe është 8 vjeçe. Këtë qenushe e njeh i gjithë qyteti, sepse ajo ka fituar zemrat e të gjithëve që e kanë takuar ndonjëherë në autobus me dashurinë që ofron dhe zgjuarsinë.
Në kollaren e saj ajo ka të lidhur biletën e saj mujore, dhe udhëton e vetme, duke iu dhuruar dashuri të gjithë udhëtarëve që afrohen ta përkëdhelin.
Herën e parë që ajo shkoi vetë në park, ishte në fakt aksidentale, sepse pronari i saj Jeff Young po vonohej duke hipur në autobus, dhe ajo hipi vetëm.
Që prej atëherë, ajo filloi të dilte vetë nga shtëpia, dhe të hipte në autobus për të shkuar në park. Tani ajo qëndron në park 2-3 orë dhe kthehet në shtëpi.