Ligji i çuditshëm: Gjobë për prindërit që nuk martojnë fëmijët deri në 18-vjeç

Një ligjvënës pakistanez ka paraqitur një projektligj të çuditshëm që i detyron prindërit të martojnë fëmijët e tyre deri në moshën 18 vjeçare.

Syed Abdul Rasheed paraqiti të mërkurën, 26 maj, në Sekretariatin e Asamblesë në Sindh një draft të “Aktit të martesës së detyrueshme të Sindh 2021”, i cili kërkon ta bëjë martesën të detyrueshme për personat e moshën 18 vjeç.

Në draft shkruhet se prindërit e një të rrituri që nuk martohet kur mbush moshën 18 vjeç do të duhet të paraqesin arsye të vonesës së dasmës para zëvendës Komisionerit të Qarkut, duke shtuar se ata që  nuk paraqesin arsye do të paguanin një gjobë prej 500rs (monedha indiane e konvertuar në dollare vlera eshte 6 $) secili.

“Kjo do të sjellë mirëqenie në shoqëri,” thotë sektori i cili do të mirëpresë arsyet.

Rasheed më tej shprehu shpresën se të gjithë  anëtarët e Asamblesë së Sindh do të ndihmonin në miratimin e projekt-ligjit për “përparimin dhe lumturinë,” për të rinjtë në provincën Sindh.


Shtuar 27.05.2021 14:53

Tags: