Punët e shumta në ditët e sotme janë ato të cilat na “detyrojnë” të qëndrojmë përpara kompjuterit apo celularit për orë të gjata.
Ky është një problem i madh pasi dëmtojmë sytë dhe trupin tonë nga mënyra e qëndrimit. Por ka një zgjidhje për të gjitha, bëhuni pozitivë.
Ekspertët kanë cilësuar metodën 20-20-20, ja çfarë do të thotë kjo:
1.Çdo 20 minuta shkëpusni sytë nga kompjuteri, ktheni kokën dhe shikoni një objekt të vendosur 20 hapa (6m) më tutje. Kjo gjë ndihmon në ndryshimin e fokusit të syve, një domosdoshmëri për sytë e lodhur!
2.Mbyllni dhe hapni sytë 20 herë radhazi, për t’i qetësuar dhe hidratuar.
3.Duhet të bëni 20 hapa pas çdo 20 minutash të ulur. Kjo ndihmon jo vetëm në çlodhjen e syve, por edhe në qarkullimin e gjakut në të gjithë trupin.
Këto që përmendëm më lart janë metoda të domosdoshme për ju që kaloni kohën më të madhe para kompjuterit. Ju duhet t’i zbatoni ato për të pasur sy të kthjellët dhe të shëndetshëm.
Gjatë kohës që punoni në celular, në mënyrë të herëpashershme dhe sidomos kur i ndjeni sytë të lodhur apo si “të veshur”, largojini nga ekrani. Vështroni nga dritarja, sa më larg , për 25 sekonda. Pastaj, për 25 sekonda të tjerë, mbajini mbyllur. Pas këtyre veprimeve, rikthejuni punës suaj, duke e përsëritur këtë gjë, sa herë e ndjeni të nevojshme.