Jo pak receta janë bërë virale në TikTok që prej fillimit të platformës, por ky i fundit, është një nga kombinimet më të çuditshme të ushqimeve që keni parë ndonjëherë. Ne e dimë mirë se sa shkon shalqiri me djath, por mustardë?! Me siguri s’e kishit menduar.
Ajo që është edhe më e çuditshme është se njerëzit po e aprovojnë. Shija rezulton të mos jetë aq keq sa pritet, përkundrazi.
Disa nga komentet e njerëzve ishin:
“Urrej ta them këtë, por më pëlqeu disi.”
“Ishte çuditërisht e shijshme. Shalqiri dhe mustarda përputhen në një mënyrë që nuk e prisja.”
“Gjatë verës, familja ime e përfshin shumë shalqirin në sallata të ndryshme – me rukola, qepë të kuqe, uthull etj, por as me mustardë nuk qenka keq.”
Një tjetër thotë:
“Hmm…nuk është se do blija shalqi dhe mustardë enkas për t’i ngrënë bashkë, por nëse janë aty mund t’i provoja ndonjëherë të dyja.”