Gjyshërit duan më shumë nipërit dhe mbesat sesa fëmijët e tyre?! Ka një “fajtor” për këtë

Të gjithë mund ta vënë re lidhjen e fortë midis gjyshërve dhe nipërve, e cila madje ndonjëherë duket më e fortë se dashuria që kanë për fëmijën biologjik. Një studim i ri ka një shpjegim për këtë.

E para gjë që ka rezultuar nga ky studim, është se fëmijët bëhen më të mirë kur rriten pranë gjyshërve të tyre, tha autori kryesor i studimit James Rilling, profesor i antropologjisë dhe profesor në shkencat e sjelljes në Universitetin Emory.

Rëndësia e gjysheve mund të gjurmohet neurologjikisht, sugjeron ky studim.

Studiuesit zbuluan se gjyshet që shikonin imazhin e nipërve të tyre biologjikë kishin një përgjigje neurologjike në zonat e trurit të tyre që janë të rëndësishme për ndjeshmërinë emocionale dhe motivimin.

Studimi, i publikuar nga revista Proceedings of the Royal Society B, punoi me 50 gjyshe që raportuan se kishin marrëdhënie pozitive me nipërit e mbesat dhe nivele të larta të përfshirjes me ta.

Gratë iu nënshtruan imazhit të rezonancës magnetike funksionale (fMRI), e cila mat ndryshimet në rrjedhën e gjakut që ndodhin me aktivitetin e trurit, ndërsa u tregohen imazhet e e nipërve dhe mbesave të tyre, si dhe të një fëmije tjetër që nuk e njihnin.”

Më shumë reagim emocional për nipërit dhe mbesat

“Studimi u motivua pjesërisht nga “hipoteza e gjyshes, e cila parashtron se jetëgjatësia e femrave pas menopauzës evoluoi për shkak të përfitimeve që gjyshet ishin në gjendje të merrnin nga nipërit dhe mbesat,” tha Rilling.

Është interesante fakti që gjyshet treguan aktivitet të trurit të lidhur me ndjeshmërinë njohëse më shumë kur shikonin fëmijët e tyre biologjikë sesa nipërit e mbesat e tyre. Kur shikonin nipërit e tyre, ato treguan ndjeshmëri emocionale më të fortë sesa me fëmijët e tyre.

“Ndjeshmëria emocionale është ndjenja e emocioneve që ndjen një person tjetër. Empatia njohëse është të kuptosh se çfarë mendon apo ndjen dikush dhe pse,” tha Rilling.


Shtuar 20.11.2021 11:21