Grand Theft Auto 6, si zakonisht, do të luhet fillimisht në konzola dhe vetëm më vonë për kompjuterët personal.
Edhe pse kjo ka qenë praktikë e studios Rockstar për 22 vjet, disa u befasuan nga ky informacion dhe filluan përsëri diskutimet se pse ky është i vetmi botues, videolojërat e të cilit janë vonuar të vijnë sot në PC.
None found
Në lidhje me këtë u shpreh një ish-punonjës i Rockstar, Mike York, i cili ka punuar në GTA 5. Kujtojmë se GTA 5 ishte vazhdimi që lojtarët e PC-ve e prisnin më gjatë – madje 19 muaj më shumë se audienca në konzola.
Shpjegimi i York është në fakt shumë i thjeshtë – ai thotë se versioni i PC kërkon më shumë kohë për t’u optimizuar për një gamë më të gjerë harduerësh. Të gjithë e dinë këtë, por pyetja e vërtetë është pse versioni i PC nuk është një përparësi zhvillimi.
“Arsyeja pse porti i PC-ve po vjen më vonë është sepse ata duan të kenë prioritet atë që shet”, thotë York.
Rockstar nuk i zbulon kurrë rezultatet e shitjeve të videolojërave të tyre sipas platformës, kështu që nuk ka asnjë informacion transparent se sa mirë ose keq po shet GTA në PC kundrejt versioneve të konsolës. Megjithatë, të dhënat sugjerojnë shitje shumë më të rëndësishme të konsolave./albeu.com
Argjentina e ka mbyllur pjesën e parë me epërsi minimale 1-0 ndaj Zvicrës, në një duel të fortë dhe fizik,…
Përzgjedhësi i Anglisë, Thomas Tuchel, pranoi se nuk ishte aspak i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij, pavarësisht fitores…
Anglia mposhti Norvegjinë në çerekfinalen e Kupës së Botës dhe siguroi një vend në gjysmëfinale, por kishte polemika për golin…
Anglia mposhti Norvegjinë me rezultat 2-1 pas vazhdimeve dhe siguroi kualifikimin në gjysmëfinale të Kupës së Botës, por ndeshja u…
Lionel Messi është një nga protagonistët kryesorë të Argjentinës në Kupën e Botës 2026. Me tetë gola të shënuar, ai…
Janë publikuar formacionet zyrtare të çerekfinales së fundit të Kupës së Botës 2026, ku Argjentina dhe Zvicra do të luftojnë…