Categories: sport

Dyshime për prekjen e kabllos nga topi, debati që shpërtheu pas golit të Anglisë ndaj Norvegjisë

Anglia fitoi 2-1 ndaj Norvegjisë pas vazhdimeve, duke prerë biletën për në gjysmëfinale të Kupës së Botës, por suksesi i saj u shoqërua me debat të fortë për një episod të ndodhur në pjesën e parë të kohës shtesë.

Goli i avantazhit 2-1 për anglezët u realizua nga Jude Bellingham. Menjëherë pasi topi përfundoi në rrjetë, portieri i Norvegjisë, Orjan Nyland, u drejtua me shpejtësi te arbitri Clement Turpin për të protestuar, ndërsa me gisht tregonte lart.

Të lidhura

None found

Siç raportoi Alex Howell, korrespondent i BBC-së në Miami, “Ai po tregonte drejt qiellit, me sa duket drejt kamerës që ishte e varur mbi fushë. Është e vështirë të thuhet me siguri se për çfarë bëhej fjalë, por edhe përzgjedhësi i Norvegjisë foli me gjyqtarin gjatë pushimit të vazhdimeve”.

https://x.com/ArchivoVAR/status/2076082710854910363

Pikërisht ky reagim hapi diskutimin nëse topi kishte prekur kabllon e kamerës ajrore përpara aksionit që solli golin e Anglisë.

Pamjet televizive nuk japin një provë plotësisht të qartë, por nga përsëritjet krijohet përshtypja se aksioni mund të jetë ndikuar nga kablloja që mban kamerën mbi fushë.

Rasti nisi kur Elliot Anderson kontrolloi topin në krahun e majtë pas një largimi nga porta të Orjan Nyland. Në momentin e parë dukej sikur portieri norvegjez kishte gabuar me goditjen, por më pas përsëritjet sugjeruan se topi ndryshoi trajektore në mënyrë të pazakontë gjatë fluturimit.

Shumë media kanë vlerësuar se shkaku mund të ketë qenë një kontakt i topit me kabllon e kamerës ajrore menjëherë pas goditjes së Nylandit.

https://x.com/idextratime/status/2076088300235096260

Kjo do të shpjegonte jo vetëm reagimin e menjëhershëm të portierit, por edhe ankesat e futbollistëve dhe stafit teknik të Norvegjisë si pas golit, ashtu edhe gjatë pushimit të vazhdimeve.

Debati u shtua edhe më shumë për shkak të rregullave të lojës. Sipas Ligjeve të Lojës, nëse topi gjatë aksionit prek një objekt të jashtëm, si kablloja e një kamere, arbitri duhet ta ndalë menjëherë lojën dhe ta rifillojë me një top në tokë (dropped ball).

Meqenëse nga ai aksion erdhi edhe goli, u ngritën pyetje nëse VAR-i duhej të kishte ndërhyrë. Pavarësisht kësaj, arbitrat nuk evidentuan asnjë parregullsi dhe goli u quajt i rregullt.

Gjatë pjesës së dytë, FIFA dha reagimin e saj për situatën, sipas raportimit të gazetarit të The Times, Martyn Ziegler.

“Lidhur me mundësinë që topi të ketë goditur kabllon e kamerës në aksionin që çoi te goli i Anglisë, FIFA tha se kishte kontrolluar të dhënat dhe nuk kishte gjetur asnjë ndryshim në sinjalin e regjistruar nga sensori i integruar në top”, shkroi Ziegler.

https://x.com/martynziegler/status/2076074018193461594

Kështu, sipas FIFA-s, informacioni teknologjik nuk tregon se ka pasur kontakt mes topit dhe kabllos së kamerës, gjë që mbështet edhe vendimin e gjyqtarëve për ta lënë në fuqi golin e Anglisë.

Megjithatë, ky episod pritet të mbetet një nga rastet më të diskutuara të këtij edicioni të Kupës së Botës. //

të fundit

I dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt kërcënoi policinë: “Nuk dorëzohem, ju vras edhe juve

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, raportohet se ka kërcënuar me vrasje edhe…

36 seconds ago

Gusia: Shkelja e parë ndaj Arlinda Zekajt ndodhi në Qendrën për Punë Sociale, të pritet raporti me afat 52-orësh nga Kurti

Drejtoresha ekzekutive e Agjencisë për Barazi Gjinore në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, Edi Gusia, ka kërkuar që në rastin…

1 minute ago

Zhegrova renditet i dyti për shanse të krijuara, ndonëse ka luajtur vetëm 141 minuta

Sulmuesi Edon Zhegrova ka krijuar plot nëntë shanse këtë sezon, i dyti me më së shumti pas Douglas Luizit, pavarësisht…

5 minutes ago

Denoncohet tregtari në Itali pas mesazheve kërcënuese: “Kush vjedh, do t’i vrasim gjithë familjen

Një tregtar 35-vjeçar me shtetësi kineze është denoncuar në Itali, pasi vendosi në raftet e dyqanit të tij tabela me…

5 minutes ago

Droni mbi fushë ndal përkohësisht ndeshjen Arsenal–Fleetwood pas dy minutash

Ndeshja mes Arsenalit dhe Fleetwood Townit në EFL Cup angleze u ndërpre vetëm pas dy minutash lojë, pasi një dron…

11 minutes ago

Debat për mbrojtjen ligjore të guvernatorit, miratohen ndryshimet; Gjiknuri shpreh kundërshtime, Zaçaj përmend Luksemburgun

Në Komisionin e Ligjeve, deputetët socialistë votuan në favor të ndryshimit të dy neneve të ligjit për Bankën e Shqipërisë.…

13 minutes ago