Categories: sport

Formacionet zyrtare të Argjentinë – Zvicër, Messi në duel me Xhakën

Janë bërë publike rreshtimet zyrtare për çerekfinalen e fundit të Kupës së Botës 2026, ku Argjentina dhe Zvicra do të diskutojnë biletën e fundit për në gjysmëfinale.

Ndeshja merr një vëmendje të veçantë përballë mes Lionel Messit dhe Granit Xhakës. Ylli dhe kapiteni i Argjentinës synon të drejtojë “Albicelesten” mes katër skuadrave më të mira, ndërsa mesfushori shqiptar kërkon ta mbajë gjallë ëndrrën historike të Zvicrës.

Të lidhura

None found

Selektori Lionel Scaloni ka hedhur në fushë formacionin më të fortë. Në portë është Emiliano Martínez, ndërsa prapavija përbëhet nga Nahuel Molina, Cristian Romero, Lisandro Martínez dhe Nicolás Tagliafico. Në mesfushë luajnë Rodrigo De Paul, Leandro Paredes, Enzo Fernández dhe Alexis Mac Allister, ndërsa në repartin ofensiv janë Lionel Messi dhe Julián Álvarez.

https://x.com/FIFAWorldCup/status/2075943191912567293

Nga ana tjetër, Zvicra e drejtuar nga Murat Yakin nis takimin me Gregor Kobel në portë. Në mbrojtje janë vendosur Ricardo Rodríguez, Nico Elvedi, Manuel Akanji dhe Denis Zakaria. Mesfusha përbëhet nga Granit Xhaka, Remo Freuler dhe Djibril Sow, ndërsa në fazën sulmuese e nisin Fabian Rieder dhe Dan Ndoye.

Skuadra që del fituese nga kjo përballje do të ndeshet me Anglinë në gjysmëfinale, pasi “Tre Luanët” kaluan Norvegjinë pas vazhdimeve.

Argjentina: E. Martínez, N. Molina, C. Romero, L. Martínez, N. Tagliafico, R. De Paul, L. Paredes, E. Fernández, A. Mac Allister, L. Messi, J. Álvarez

Zvicra: G. Kobel, R. Rodríguez, N. Elvedi, M. Akanji, D. Zakaria, G. Xhaka, R. Freuler, D. Sow, F. Rieder, D. Ndoye.

të fundit

Albert Sylaj arrestohet pas dy ditësh në arrati

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

19 minutes ago

Aulon Kalaja claims Rama is negotiating his departure from office: The debate over criminal liability

Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…

27 minutes ago

Oferta saudite ndryshon planet e Sancho-s: anglezi refuzon Getafen

Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…

54 minutes ago

VIDEO/ Fleetwood surprizon Arsenalin dhe shkruan historinë në Kupën e Anglisë

FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...

1 hour ago

Polemika e Mbappés në Kinë mund t’i sjellë Real Madridit humbje prej miliona eurosh

Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…

1 hour ago

Shenjat e hershme të defekteve në kutinë e shpejtësive nuk duhen injoruar

Kutia e shpejtësive është një nga pjesët kryesore të çdo veture dhe defektet në të mund të shkaktojnë shpenzime të…

1 hour ago