Arsye pse sot më shumë se kurrë ia vlen të studioni në një degë që lidhet me mjedisin

A keni pasur gjithmonë një interes të madh për shkencën? Gjithmonë jeni kujdesur për mjedisin dhe keni dashur të ndihmoni në çdo mënyrë që mundeni? Një karrierë në këtë fushë është kombinimi perfekt i të dyjave për disa arsye.

1. Mund ta ndryshoni botën për mirë

Nëse një karrierë për të ndihmuar të tjerët dhe për lënë ndikimun tuaj tingëllon përmbushëse, atëherë diçka që ka lidhje me mjedisin mund të jetë e duhura.

Për shembull, një menaxher i mjedisit është përgjegjës për mbikëqyrjen e performancës mjedisore të organizatave publike, private, apo edhe vullnetare dhe sigurohet që ato të jenë në përputhje me rregulloret mjedisore në cilësinë e ajrit, mbeturinat, ujin e pastër dhe ndotjen. Punë të tjera përfshijnë menaxhimin e buxheteve të strategjisë mjedisore, sigurimin e pajtueshmërisë me legjislacionin mjedisor, si dhe koordinimin e dëgjimeve dhe konsultimeve publike mbi çështjet mjedisore. Këto janë vetëm disa shembuj.

2. Perspektiva e punës

Një rritje e ndërgjegjësimit publik për rreziqet mjedisore, si edhe raporti i fundit tronditës për ngrohjen globale, ka të ngjarë të kontribuojë në rritjen e kërkesës për ata që kanë njohuri dhe aftësi të specializuara për çështjet mjedisore.

– Diploma të ndryshme

Kjo do të thotë se do të keni mundësi të ndryshme karriere: inxhinieri mjedisi; menaxhim i burimeve, mjediseve dhe territorit; monitorim dhe rehabilitim i mjedisit; agro-mjedis dhe ekologji; inxhinieri gjeo-mjedis; shkencat pyjore; menaxhim mjedisor urban etj.

– Mund të punoni kudo në botë

Shkencat e mjedisit lidhen me një karrierë globale.

– Sektorët e punësimit, publik dhe/ose privat

Në publik: institucione të qeverisjes vendore (drejtoritë në bashki ose qarqe); Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës; Agjencia Kombëtare e Mjedisit; Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural; Agjencia e Menaxhimit të Zonave Bregdetare; Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura; Inspektorati Shtetëror i Mjedisit, Pyjeve, Ujërave dhe Turizmit etj.

Në privat: studio ose kompani projektimi; ekspertë të mjedisit në kompani të ndryshme; organizata të mbrojtjes së mjedisit; ekspertë të mjedisit në organizata ndërkombëtare etj.

3. Pagat e larta

Paratë nuk janë gjithçka, por ne jetojmë në një botë ku nevojitet të ardhura për të jetuar. Sa më e vetëdijshme të bëhet bota për mjedisin, aq më shumë rriten mundësitë dhe pagat për specialistët.


Shtuar 13.08.2021 13:55