Momenti më i sikletshëm në botë: pikërisht në momentin kur të duhet më shumë, bateria e telefonit është 10%. Të duhet me çdo kusht dhe të duhet shpejt! Çfarë të bëjmë? Ka 7 mënyra që duhet t’i fiksoni nëse doni të karikoni një telefon sa më shpejt të jetë e mundur
1. Mos e karikoni përmes wireless-it
E dimë që kjo është një metodë e re e karikimit të telefonit dhe duket si zgjidhje, por s’është aq efiçente sa mendoni. Do t’ju duhet dyfish më shumë kohë që celulari të karikohet siç duhet. Më mirë përdorni karikuesit klasikë!
2. Investoni tek një karikues i shpejtë
Nëse keni në plan të blini një karikues të ri, investoni tek një që t’ja vlejë.
3. Aktivizo opsionin power-saving.
Kur bëni këtë, ndriçimi i telefonit do të ulet automatikisht bashkë me funksione të tjera dhe si rezultat do të ruhet më shumë energji që shkon e gjitha tek karikimi i shpejtë i telefonit.
4. Menaxho aplikacionet e telefonit
Sigurohu t’i kesh mbyllur të gjitha për të ruajtur më shumë bateri dhe shih cila nga aplikacionet harxhon më tepër. Nëse do ta karikosh shpejt, mbylli të gjitha ato!
5. Pastro vendin e karikimit
Pjesa e telefonit ku vendosim karikuesin shpesh mbushet me pluhur dhe papastërtira të tjera. Kjo mund të jetë arsyeja pse celulari nuk karikohet aq shpejt sa prisni ju. Para se ta vendosni në karikim, merrni diçka të tillë si kunjë dhëmbësh dhe pastrojeni me kujdes atë zonë.
6. Mos lini t’ju nxehet telefoni
Sa më shumë ta ekspozoni në diell apo ta lini të nxehet, aq më tepër do të vonojë procesi i karikimit.