E ke vënë re dhe ti që nëse shkon në një restorant të shtrenjtë pjata është e vogël. Domethënë, pjata mund të jetë e madhe, por porcioni është i vogël. Aq sa mendon se nuk do ngopesh.
Ka disa arsye në fakt, përse në çdo restorant të shtrenjtë sasitë janë të vogla. Arsye që ndoshta s’të ka shkuar mendja i gjeni më poshtë.
Çdo përbërës kushton më shtrenjtë. Ndaj edhe t`i ofrojnë në sasi më të vogla, që t`u dalë fitimi.
Jep tek njerëzit përshtypjen: pak e saktë.
Një pjatë e mbushur pak, është diçka e pazakontë, se plot e mbushim çdo ditë në shtëpi. Ndaj, një pjatë e servirur me pak ushqim na rrit pritshmëritë për cilësinë e saj.
Do e shijosh çdo kafshatë, se aq ke, pak. Dhe do të të bëjë të rikthehesh.
Çdo pjatë është një art i shefit të kuzhinës.
Nëse ke pak sasi në çdo pjatë, ke mundësinë t`i provosh dhe të shijosh nga pak në të gjitha.
Porcionet e vogla janë më elegante. Mjafton të shikosh këto dy foto.