16 fakte interesante mbi psikologjinë e njeriut

Njihuni me disa fakte psikologjike shumë interesante që jo vetëm do t’iu japin një perspektivë më të qartë për mënyrën sesi ju e shihni botën, por ato gjithashtu do t’iu ndihmojnë të kuptoni më mirë njerëzit rrotull jush.

-Duhen vetëm 66 ditë për të formuar një zakon të ri.

-Kujtimi i momenteve realizohet më lehtë me sytë e mbyllur.

-Të duash idealin e krijuar për një person nuk është e njëjta gjë si të duash personin ashtu si ai është.

-Të shkruash ëndrrat e tua mund të të ndihmojë të jesh më afër realizimit.

-Krahasuar me ndjesitë e tjera, ndjesia e nuhatjes është e lidhur me kujtimet.

-Të jesh i aftë të mendosh për mënyrën sesi ne mendojmë është shenjë treguese e një inteligjence të lartë.

-Çdo mashkull ka 3 karaktere- atë që ekspozon, atë që vërtet kanë dhe atë që ata mendojnë se kanë.

-Të flasësh me zë të ulët dhe qartë ndërkohë që je në një diskutim tregon se je ti dominuesi.

-Gjëja më e rëndësishme për lumturinë e një fëmije janë familja dhe shokët e ngushtë.

-Njerëzit që janë mirënjohës mendohet të jenë më të lumtur.

-Njerëzit që kanë rënë në dashuri sillen njëjtë me njerëzit që kanë çrregullime mendore.

-Mënyra më efektive për të memorizuar është të bësh një pushim 10 minuta pas 30-35 minutash mësim.

-Njerëzit priren të formojnë lidhje emocionale më të fortë me njerëzit të cilët i shoqërojnë teksa këndojnë.

-Nëse shpenzon thjesht 10 minuta kohë duke shkruar shqetësimet që ke përpara provimet, shanset janë të mëdha për të marrë një notë më të lartë.

-Mungesa e gjumit rrit rrezikun për depresion.

-Njerëzit priren të marrin vendime më shpejtë kur ata kanë nevojë të shkojnë në tualet.


Shtuar 2.01.2024 21:21