Albano dhe Roberti e fyejnë rëndë, Buçko reagon duke recituar një poezi teksa gatuan: Ma sillni adresën e shtëpisë…

Albano Bogdo ka qenë i ftuar në episodin e fundit të Robert Berishës, “Robi Plaket Kur Don Vet”.

Mirëpo nuk dihet se çfarë e ka nxitur dyshen që të tallen dhe të ofendojnë ish-fermerin, Gledis Gegaj.

Gjatë intervistës, Albano e pyet papritur Robertin se si do të reagonte nëse do të niste një romancë të re dhe partnerja e tij do t’i thoshte se e ka tradhtuar duke bërë seks me ‘Buçkon’ dhe Valerin.

Në përgjigjen e tij, Roberti shprehet si fillim me shaka duke iu drejtuar partneres imagjinare se pas këtij veprimi e do më shumë pasi më mirë ta tradhtojë me Buçkon dhe Valerin sepse janë “burra” e më pas thotë: “Ma sill ta q*”.

Pas këtyre fyerjeve, ka ardhur menjëherë reagimi i Buçkos i cili ka përgatitur disa biskota në formën e dorës. Ajo që vihet re është se me anë të biskotave ai i ka drejtuar gishtin e mesit, teksa ka treguar dhe recetën me anë rtë një poezie teksa shpesh flet edhe për dy ish-fermerët.

@cookerboybucko

Pershendetje ish fermer Albano & Roberti

♬ suono originale – CookerBoy

 


Shtuar 2.10.2024 13:20

Tags: ,