Rovena Stefa: Jam beqare, kam shpresa akoma se mund të dashurohem

Këngëtarja e njohur shqiptare, Rovena Stefa, i është bashkuar edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova.

Ajo në këto pak ditë ka treguar disa gjëra për jetën dhe për karrierën e saj profesionale.

Kur bëhet fjalë për jetën personale, artistja theksoi se momentalisht është beqare, por që ka shpresa akoma se do të dashurohet.

“Unë tani jam beqare, normal kam akoma shpresë se mos dashurohem. Nuk jam dashuru, po ndoshta ndodh”, u shpreh ajo.

45-vjeçarja tutje tha: “Pse me i thënë vetes unë më, nuk kam me gjet dashuri. I bie keq”.

Ajo tutje ka treguar për këngët e saj të famshme si “Burrë të martuar dashurova” dhe për prapaskenat e tyre.

Pritet të shihet se si do të shkojë në vazhdim ky rrugëtim i Stefës, pasi është ende herët.


Shtuar 21.10.2024 19:18

Tags: ,