Luana Vjollca mahnit me bikini: Një e ka bërë nëna

Luana Vjollca, një nga figurat më të dashura të ekranit shqiptar, ka ndezur rrjetet sociale me postimin e saj më të fundit në Instagram.

Moderatorja dhe këngëtarja e njohur ka publikuar një fotografi ku shfaqet në bikini, duke vënë në pah format e saj perfekte dhe elegancën që e karakterizon.

Bukuroshja ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve jo vetëm për pamjen e saj të kuruar deri në detaj, por edhe për mënyrën se si ka zgjedhur ta shoqërojë .

Në përshkrimin e postimit, ajo ka shkruar: “Një Luanë ka bërë nëna”, një fjali e shkurtër, por me kuptim.

Postimi ka marrë menjëherë mijëra pëlqime dhe qindra komente nga ndjekësit, të cilët e kanë përgëzuar për pamjen e saj.

Shumë prej tyre kanë vlerësuar edhe mënyrën e zgjuar të përdorimit të fjalëve në përshkrim, duke e konsideruar si një shprehje që e përfaqëson plotësisht personalitetin e saj.

Ky postim vjen në një periudhë ku Luana po shijon disa ditë pushimi, ndërkohë që vazhdon të mbetet një nga emrat më të komentuar në mediat rozë dhe rrjete sociale.


Shtuar 11.08.2025 13:37