Dy punonjëset përvetësuan miliona lekë, reagon Posta Shqiptare: Fondet e pensioneve nuk janë cenuar

Pas procedimit penal ndaj dy punonjëseve të Zyrës Postare Bilisht në Korçë për dyshimet e përvetësimit të fondeve, Posta Shqiptare ka dalë me një reagim zyrtar për opinionin publik.

Institucioni njofton se, pas konstatimit të parregullsive në administrimin e fondeve financiare, janë ndërmarrë menjëherë të gjitha veprimet administrative dhe ligjore të parashikuara nga ligji. Kontrolli i brendshëm ka evidentuar dyshime për mungesë fondesh dhe parregullsi në dokumentacionin financiar, ndaj është depozituar kallëzim penal pranë organeve të drejtësisë.

Të lidhura

None found

Posta Shqiptare siguron qytetarët se fondet e pensioneve nuk janë prekur dhe shpërndarja e tyre vazhdon normalisht, duke garantuar vazhdimësinë e shërbimeve për të gjithë përfituesit.

Institucioni thekson se do të bashkëpunojë plotësisht me organet e hetimit, duke vënë në dispozicion të gjitha dokumentet dhe informacionin e nevojshëm. Posta distancohet nga çdo formë abuzimi me detyrën dhe angazhohet për transparencë, ligjshmëri dhe mbrojtjen e interesit publik, ndërsa çdo shkelje trajtohet me seriozitet maksimal dhe i referohet autoriteteve kompetente.


Shtuar 16.01.2026 17:11