Ish-reperi i njohur, Fero Fera, vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes nga mediat, për shkak se shpeshherë shprehet në rrjetet sociale për të bijën, të cilën e sheh rrallë here që pas ndarjes nga ish-bashkëshortja, Arbenita Ismajli.
Fero ka qenë I ftuari I puntatës së mbrëmjes së sotme, në emisionin “Glamour Zone”, në “Ora News”, ku zbuloi se cila është e vërteta e tij për kallëzimin penal që është bërë nga Arbenita.
Fero Fera: Mua më vjen një kallëzim penal. Domethënë pas fitimit të kujdestarisë së vajzës më vjen kallëzimi penal.
Ester Bylyku: Dhe pas ksaj jave që ti e ktheve?
Fero Fera: Po. Edhe e shikoj unë. Foto me armë të mija, ku privatësia ime ka qenë në të kaluarën
Ester Bylyku: Ka qenë para se të bëheshe baba?
Fero Fera: Po, kur kam qenë në lidhje me nënën e vajzës. Edhe I kemi shkëmbyer bashkë privatësitë tona. Unë nuk kam pasur asnjë mendim ti marr asaj privatësinë. Ajo e ka marr, e ka shfrytëzuar atë duke e çuar në gjykatë. Kam shprehur keqardhje për të kaluarën time në publik. Edhe artistave që janë ndjerë ndoshta keq prej meje në të kaluarën, ju kam kërkuar ndjesë. Unë besoj fuqishëm që kam ndryshuar si person edhe pse unë nuk është se kam qenë I keq edhe në të kaluarën.
Ester Bylyku: Që të kuptojmë, çështja penale për çfarë ndodhi? Sepse ajo dorëzoi fotot e tua me armë. E kaluara jote me tani çfarë lidhje ka?
Fero Fero: Nuk ka qenë e kënaqur me vendimin e gjykatës që ma ka dhënë që unë kam kërkuar përkohësisht kujdestarinë e vajzës sepse kisha kohë pa e pare.
Ester Bylyku: Dorëzoi foto me armë për të treguar që nuk je baba I mire?
Fero Fera: Po. Edhe gjithsesi unë dola në gjykatë dhe I thash dhe zotit gjykatës që kur e kam kërkuar vajzën, e kam kërkuar përkohësisht. Unë nuk e kam kërkuar vajzën që të ma jepnin 1 vit. Unë I tregova që kur e kam kërkuar përkohësisht nuk e kam caktuar se sa ka për të ma dhënë mua, se këta më kanë bërë kallëzim penal. Vetë shpreh keqardhje për të kaluarën, ti je duke më dëmtuar mua emocionalisht duke ma sjell përsëri të kaluarën dhe ku je duke ma sjell? Në seance ku unë jam I privuar për të pare vajzën time, ti po mundohesh të më bësh të ndihem keq për të mos pare vajzën time. Thanë ndryshim vendimi. Unë vendosa të bëhesha shumë kolektiv me të, bashkëpunëtor, si me gjet një zgjidhje, me nënën e vajzës dhe gjykatën. Një zgjidhje më e mire për vajzën. Thash, zoti gjykatës vendosni ju se si doni. Tha ne duam ndryshim vendimi. Thash a bën të jap unë një mendim? Unë dua të shikoj vajzën çdo fundjavë, që I bie 8 ditë në muaj. Nënës së vajzës I bie 22 ditë në muaj.