Policia e Dibrës njofton se në kuadër të operacionit ndërkombëtar “Sundimi i ligjit” ka arrestuar një 19-vjeçar. Në pranga ka rënë Denis Tërnova, pasi gjykata ka vendosur për të masën “arrest me burg” për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”. Tërnova dyshohet se ka dhunuar shefin e Policisë Bashkiake të Bulqizës në vitin 2023.
“Dibër/Vijon me intensitet zbatimi i masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”.
None found
I shpallur në kërkim për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës”, kapet dhe arrestohet 19-vjeçari.
Në vijim të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim strukturat Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër lokalizuan, kapën dhe arrestuan shtetasin D.T., 19 vjeç, banues në Bulqizë.
Gjykata e Shkallës së Parë Dibër, ka vendosur ndaj 19-vjeçarit masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës”, pasi në vitin 2023, në bashkëpunim me disa shtetas të tjerë kanë goditur me grushta shtetasin E.L. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme”, njofton policia.
Një rrjet ndërkombëtar i trafikut të kokainës, me lidhje në disa vende të Evropës dhe me qendër të rëndësishme aktiviteti…
Kryeministri Hristijan Mickoski njoftoi se në dhjetor do të ketë takim mes liderëve të koalicionit qeverisës, përcjell TV21. “Ne diskutuam…
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka ratifikuar marrëveshjen me Republikën e Shqipërisë për vendosjen e pikave të përbashkëta të kalimit…
Çdo kallëzim penal që do të dorëzohet në Prokurorinë Publike do të shqyrtohet, pavarësisht se nga kush vjen, deklaroi Prokurori…
ZNAM është pjesë përbërëse e Qeverisë dhe shumicës në Kuvend dhe do të mbetet e tillë derisa nuk shkelen parimet…
Pas takimit të zhvilluar mes kryeministrit Hristijan Mickoski dhe liderëve të VLEN-it, Izet Mexhiti dhe Bilall Kasami, janë përcaktuar emrat…