Policia e Bulqizës ka finalizuar operacioni policor i koduar “Fundi i arratisë” duke arrestuar një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore.
Fadil Tërnova, 32 vjeç ishte shpallur në kërkim për disa vepra penale, si dhe duke vlerësuar rrezikshmërinë që ky person paraqiste, janë koordinuar veprimet me Komisariatin e Policisë Bulqizë dhe është kërkuar mbështetja e forcave speciale RENEA.
None found
Ai akuzohet që prej vitit 2018 për “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Kanosje për të mos kallëzuar krimin” dhe “Armëmbajtja pa leje”. Për këto vepra penale, Gjykata e Shkalles së Parë Dibër i ka caktuar këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg”.
Në momentin e ndërhyrjes 32 vjeçari u gjend i fshehur në ambientet e bodrumit të hapur enkas në një prej dhomave, që ishte i mbuluar me pllakat e dyshemesë.
Gjatë operacionit, forcat speciale RENEA gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pistoletë tip “Glock” që e mbante pa leje dhe fishekë luftarak.
Shtetasi Fadil Tërnova është person me rrezikshmëri të theksuar kriminale. I dënuar për vrasjen e shtetasit Sh. Sh., në vitin 2013, në qytetin e Bulqizës, i arrestuar e dënuar më parë për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, si dhe i proceduar disa herë për vepra të ndryshme penale kundër personit si “Përndjekja”, “Kanosja”, “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të rendit publik’’ dhe “Shkatërrim i pronës’’.
Gjithashtu ky shtetas dyshohet se është organizator dhe autor kryesor për disa raste të ndodhura më parë për “Shtrëngim për dhënie pasurie”.
Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme.
Kombëtarja shqiptare mori një fitore të rëndësishme ndaj Finlandës, duke hedhur një tjetër hap të madh drejt objektivit në Ligën…
Këtë të premte, vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura.…
Seanca plenare e Kuvendit të Kosovës do të vazhdojë sot nga ora 11:00, ku në rend dite është edhe votimi…
Përzgjedhësi i Gjermanisë, Jurgen Klopp, ka kërkuar më shumë durim për procesin e rindërtimit të Kombëtares, duke hedhur poshtë pretendimet…
Seanca plenare e Kuvendit të Kosovës do të vazhdojë sot nga ora 11:00, ku në rend dite është edhe votimi…
Këtë të premte, vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura.…