Drita dhe Drenica shfaqën mbështetje për drejtuesit e UÇK-së para përballjes në Superligë

Takimi ndërmjet Dritës dhe Drenicës në Superligën e Kosovës nisi me një akt solidariteti ndaj krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po përballen me procesin gjyqësor në Hagë.

Të lidhura

None found

Pak çaste para startit të ndeshjes, lojtarët e të dyja skuadrave u shfaqën në fushë duke mbajtur pankarta me mbishkrimet “Lufta për liri ishte e drejtë dhe e pastër” dhe “Kosova ju pret!”.

Pankartat përmbanin gjithashtu fotografitë e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, në shenjë përkrahjeje për ta dhe për luftën çlirimtare të UÇK-së.

Mesazhi i solidaritetit u përcoll disa ditë përpara Marshit për Liri, i cili do të zhvillohet më 12 shtator, nga ora 14:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

“Lufta për liri ishte e drejtë dhe e pastër. Kosova po pret! UÇK!”, ishte mesazhi i përcjellë përmes pankartave.

Ky duel, i vlefshëm për javën e katërt të Superligës së Kosovës, përfundoi me rezultatin 0-0.


sultanbeyli escortiptvMarsbahisMarsbahisgrandpashabetMarsbahisdeneme bonusuanında indexcasinofastgrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetmatbetmarsbahisromabetgrandpashabetgrandpashabetligobet1xbetdeneme bonusujojobetdeneme bonusu veren güvenilir sitelergrandpashabetJojobetjojobet girişMarsbahisholiganbetjojobetCasibomjojobetJojobetmarsbahis girişBahsegelsekabetMarsbahis