Partizani pati fatin në anën e tij”, zv.trajneri i Vllaznisë: Na mungon qetësia para portës

Partizani ka marrë një fitore 3-2 ndaj Vllaznisë në stadiumin “Loro Boriçi”, në transfertë, në takimin e vlefshëm për javën e 3-të të “Abissnet Superiore”. Pas përfundimit të ndeshjes, zv.trajneri i skuadrës shkodrane, Ergi Borshi, analizoi paraqitjen e ekipit.

Të lidhura

None found

Borshi vlerësoi impenjimin e lojtarëve, por theksoi se Partizani u tregua më cinik, ndërsa fati ishte në anën e tij. Sipas tij, Vllaznia krijoi shumë mundësi, por nuk arriti t’i shfrytëzonte për shkak të mungesës së qetësisë në momentet para portës.

“Fitorja në Shkodër është një detyrim ndaj publikut, ashtu siç është edhe në ndeshjet jashtë saj. Dua t’u jap një bravo të madhe të gjithë djemve, sepse luftuan. Ka raste kur bën një ndeshje të mirë dhe sërish nuk arrin të fitosh. Partizani ishte cinik dhe, megjithëse pati pak raste, triumfoi. Ne krijuam shumë, por fati ishte me kundërshtarin. Duhet të jemi më të qetë kur afrohemi te porta”, u shpreh ai.

Duke folur për problemet në prapavijë, zv.trajneri i Vllaznisë tha se ka elementë për t’u përmirësuar në çdo repart. Ai nënvizoi gjithashtu se skuadra duhet të korrigjojë faktin që nuk po arrin të kalojë në avantazh.

“Ka gjëra që duhen rregulluar në çdo repart, jo vetëm në mbrojtje. Duhet të përmirësojmë edhe mënyrën se si nuk arrijmë të dalim në avantazh. Nga ndeshja e parë deri në këtë takim kemi treguar rritje, por na nevojiten pikët, sepse ato sjellin qetësi. Po kalojmë vështirësi, ndaj duhet të përgatitemi më mirë për ndeshjen e ardhshme”, deklaroi Borshi.

Ai u ndal edhe te lëvizjet taktike në krahë, duke vlerësuar bashkëpunimin mes Mustës dhe Bardhit, ndërsa pranoi se në pjesën e dytë ekipi hasi më shumë vështirësi. Sipas tij, pas golit të Mustës, Vllaznia reagoi mirë.

“Në disa momente e realizuam siç duhet ndërrimin e krahëve me Mustën dhe Bardhin. Në pjesën e dytë patëm probleme, por me kalimin e minutave dhe pas golit të Mustës bëmë një paraqitje shumë të mirë. Qendërmbrojtësit duhet të reagonin më shpejt. Na mungon ekuilibri, pasi me stilin dhe parimet që ndjekim mbetemi shpesh në situata një kundër një në prapavijë”, tha ai.

Borshi shpjegoi edhe vendimin për aktivizimin e Dumfur, duke e lidhur atë me shpejtësinë e Fadairo dhe Aliut. Për Gurishtën, ai theksoi se lojtari mund të japë maksimumin në çdo pozicion dhe se këtë sezon do të përdoret si mbrojtës i majtë.

“Duke marrë parasysh shpejtësinë e Fadairo dhe Aliut, bëmë lëvizjen me Dumfur. Sa i përket Gurishtës në krahun e majtë, vlera e tij është se jep maksimumin në çdo rol. Këtë vit do të luajë si i majtë, sepse e shpërndan lojën dhe e ka perfekt ndërrimin e krahëve”, përfundoi zv.trajneri i Vllaznisë.


Shtuar 5.09.2026 21:01

sultanbeyli escortiptvMarsbahisMarsbahisgrandpashabetMarsbahisdeneme bonusuanında indexcasinofastgrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetmatbetmarsbahisromabetgrandpashabetgrandpashabetligobet1xbetdeneme bonusujojobetdeneme bonusu veren güvenilir sitelergrandpashabetJojobetjojobet girişJojobet GirişMarsbahisholiganbetjojobetCasibomMarsbahisjojobetJojobetmarsbahis girişBahsegelsekabetMarsbahis