Janë bërë të ditura formacionet zyrtare për përballjen mes Llapit dhe Dukagjinit, e cila i takon javës së katërt të Albi Mall Superligës së Kosovës.
Të lidhura
None found
Ndeshja zhvillohet në stadiumin “Zahir Pajaziti”, ku Llapi do ta presë Dukagjinin nga Klina, me fillim në orën 16:00.
Skuadra e drejtuar nga Tahir Batatina e ka hapur sezonin në mënyrën më të dobët të mundshme, pasi është mposhtur në të tria ndeshjet e para. Para tifozëve të saj, Llapi synon t’i sigurojë pikët e para në këtë edicion.
Në kampin tjetër, Dukagjini i Armend Dallkut ka regjistruar një fitore dhe dy barazime në tri paraqitjet e para, me synimin që të vazhdojë serinë e rezultateve pozitive.
Të dy trajnerët kanë zgjedhur që ndeshjen ta nisin me formacionet më të mira në dispozicion.
Llapi: Bllaca; Emini, Sorensen, Aliu, Idrizi, Blakçori; Kluskens, Ramadani, Hetemi; Hasani, Ademi;
Dukagjini: Haxhihamza; Bardhoku, Basri, Sinani, Bytyqi; Hugo, Rexhaj; Zulfiji, Pefqeli, Isufi; Stevenson;
