Shqipëria e Socca-s eliminohet nga Brazili pas humbjes 7-2: Të qenit mes 16 më të mirave të botës është e jashtëzakonshme

Kombëtarja shqiptare e Socca-s ka reaguar në rrjetet sociale pas eliminimit nga Kampionati Kombëtar, i zhvilluar në Essen të Gjermanisë. Kuqezinjtë u mposhtën 7-2 nga Brazili.

Pavarësisht rezultatit, përfaqësuesja shqiptare ka vlerësuar rrugëtimin e saj në turne, duke theksuar se përfshirja mes 16 skuadrave më të mira të botës është një arritje e rrallë.

Të lidhura

None found

Në reagim thuhet gjithashtu se futbollistët dhanë gjithçka në çdo takim dhe përfaqësuan me krenari ngjyrat kuqezi.

Ndeshja mes Brazilit dhe Shqipërisë u shoqërua edhe me tensione pas përfundimit të saj. Disa lojtarë u përfshinë në përplasje fizike, ndërsa ndërhyrja e stafit ishte e nevojshme për të parandaluar përshkallëzimin e situatës.

REAGIMI I PLOTË:

FALEMINDERIT NGA ZEMRA PËR MBËSHTETJEN E TË GJITHËVE!

Ndoshta përfundimi nuk ishte ai që kishim parashikuar apo dëshiruar, por pjesëmarrja mes 16 ekipeve më të mira të botës përbën një arritje të jashtëzakonshme, që nuk përsëritet çdo ditë.

Në secilën ndeshje dhamë maksimumin, luftuam deri në momentin e fundit dhe mbajtëm me krenari në gjoks ngjyrat kuqezi.

Në Essen u ndjemë si në shtëpinë tonë, falë mbështetjes suaj dhe çdo shqiptari që qëndroi pranë nesh. ❤️

I urojmë kundërshtarit suksese.

Kjo përvojë ishte shumë më tepër se një garë. Ishte një eksperiencë e veçantë, e cila përjetohet dhe shijohet vetëm një herë në jetë.

Mirënjohje për çdo shqiptar që na bëri të ndihemi krenarë, për çdo flamur, brohoritje, mesazh dhe zemër që rrahu në të njëjtin ritëm me ne.

FALEMINDERIT, SHQIPËRI! Unë do të mbetem përjetë bir i yti.


sultanbeyli escortiptvmarsbahis girişcasibomcasibomsuperbetin girişMarsbahisMarsbahisSuperbetinMarsbahisdeneme bonusuanında indexcasinofastgrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetCratosroyalbetVaycasinoCratosroyalbetVaycasinoHoliganbetHoliganbetPusulabetmatbetmarsbahisromabetgrandpashabetgrandpashabetligobet1xbetdeneme bonusujojobetdeneme bonusu veren güvenilir sitelerPusulabetJojobetjojobet girişJojobet GirişMarsbahisvaycasinojojobetCasibomMarsbahisjojobetJojobetmarsbahis girişroketbetcasibomBahsegelsekabetMarsbahis