DETAJET/ Atentati ndaj çiftit në Kamëz, burri në gjendje kritike për jetën

Janë zbardhur detaje të reja nga atentati i mbrëmjes së djeshme ndaj çiftit Paluca në Kamëz.

Burimet bëjnë me dije se atentati i mbrëmjes së djeshme ndaj çiftit Paluca në Kamëz ka lënë në gjendje kritike për jetën bashkëshortin, ndërsa e shoqja fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut.

Paraprakisht dyshohet se autori ka pasur shënjestër Preng Palucën, mirëpo plumbi ka prekur dhe të shoqen, Antonetën.

Deri më tani, dyshohet se shkak i atentatit mund të ketë qënë hakmarrja ndaj Preng Palucës. /albeu.com/

 


Shtuar 8.08.2021 09:12