Kurti: Shtimi i bizneseve dhe të punësuarve dëshmon rritjen ekonomike, ATK-ja po fuqizohet

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se gjatë vitit të fundit në Kosovë janë regjistruar rreth 5 mijë e 700 biznese të reja, ndërsa numri i punëtorëve të deklaruar është rritur me mbi 17 mijë. Ai ka theksuar gjithashtu se të hyrat tatimore janë shtuar me rreth 14 për qind, kurse aktivitetet operative me 35 për qind.

Të lidhura

None found

Sipas Kurtit, këta tregues dëshmojnë zgjerimin e aktivitetit ekonomik, rritjen e vendeve të punës dhe krijimin e një baze më të gjerë për zhvillimin e vendit.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka vlerësuar se rezultatet e Administratës Tatimore të Kosovës nuk janë të rastësishme. Në këtë proces, sipas tij, kanë ndikuar puna dhe përkushtimi i stafit e menaxhmentit të ATK-së, si dhe ndryshimet e reformat ligjore të ndërmarra nga Ministria e Financave.

Kurti ka thënë se këto reforma kanë krijuar kushtet për një administratë tatimore më moderne, më efikase dhe më të drejtë. Ai ka nënvizuar edhe rëndësinë e digjitalizimit në këtë drejtim.

Si shembull të këtij procesi, kryeministri në detyrë ka përmendur certifikimin e nëntë kompanive softuerike për fiskalizimin. Sipas tij, ky zhvillim sjell më shumë konkurrencë dhe mundësi për shërbime më cilësore e më të përballueshme për bizneset.

Ai ka theksuar se punësimi i inspektorëve dhe mbledhësve të rinj të borxheve po ndihmon në rritjen e kapaciteteve të ATK-së dhe në përgatitjen e saj për të ardhmen.

Kurti ka vlerësuar se një ekonomi e shëndoshë nuk mund të funksionojë pa një administratë tatimore të fuqishme. Sipas tij, një institucion i tillë ndërtohet përmes stafit profesional, përdorimit të teknologjive moderne dhe krijimit të besimit të ndërsjellë me qytetarët dhe bizneset.


Shtuar 2.09.2026 20:42

sultanbeyli escortiptv satın almarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisHoliganbetMarsbahissahabetanında indexcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibomHoliganbetMarsbahisHoliganbetPusulabetvaycasinoBetwoonCratosroyalbetmatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetligobetsahabetjojobetddeneme bonusu VEREN SitelerCratosroyalbetmarsbahis girişJojobetjojobet girişJojobet GirişmarsbahisHoliganbetmarsbahisjojobetCasibom