Ekipet e kërkim-shpëtimit vijojnë punën për gjetjen e më shumë se 3 mijë personave të raportuar të zhdukur pas përmbytjeve shkatërruese që goditën të mërkurën e 26 gushtit distriktin Rasuwa, në kufirin mes Nepalit dhe Tibetit.
Të lidhura
None found
Sipas të dhënave më të fundit, numri i viktimave ka arritur në rreth 750, ndërsa operacionet për lokalizimin e personave të zhdukur vazhdojnë.
Departamenti Amerikan i Shtetit ka bërë të ditur se do të akordojë një fond prej 3.6 milionë dollarësh për të mbështetur Nepalin dhe zonat e prekura nga katastrofa natyrore. CNN raporton gjithashtu se të paktën 90 shtetas amerikanë rezultojnë të zhdukur në Nepal pas përmbytjeve.
Rreziku mbetet i lartë, pasi autoritetet paralajmërojnë mundësinë e përmbytjeve të tjera. Banorëve u është kërkuar të qëndrojnë në gatishmëri, ndërsa niveli i ujit në lumin Bhotekoshi është rritur ndjeshëm.
Situata u komplikua edhe nga një rrëshqitje tjetër dheu e regjistruar në zonën e prekur. Për arsye sigurie, ekipet që po përpiqeshin të mbërrinin te personat e zhdukur u detyruan të tërhiqeshin përkohësisht drejt një zone më të sigurt.
Autoritetet po e ndjekin nga afër situatën, ndërsa misionet e kërkim-shpëtimit pritet të vijojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme.
