Trajneri i Vllaznisë, Edi Martini, nuk e përfundoi në stol ndeshjen e sotme, pasi u ndëshkua me karton të kuq nga gjyqtari kryesor Dorjan Maletaj.
Të lidhura
None found
Tekniku shkodran zbriti në fushë për të festuar golin e Mustës dhe më pas bëri gjestin e VAR-it. Më herët, Vllaznisë i ishte anuluar një gol i Tafilit, vendim që Martini dhe stafi i tij e kundërshtuan me reagime.
Për shkak të këtyre veprimeve, Maletaj nuk hezitoi t’i tregonte kartonin e kuq trajnerit të ekipit shkodran. Rregullorja nuk i lejon trajnerët të kryejnë gjeste të tilla, të cilat konsiderohen provokuese, ndaj Martini u detyrua të largohej nga fusha para përfundimit të takimit.
