Partizani do të zbresë sot në fushë me synimin për të siguruar suksesin e parë në Abissnet Superiore. Skuadra e drejtuar nga Florin Bratu do të përballet me Laçin në stadiumin “Arena Egnatia”, në një takim që nis në orën 18:30.
Vëmendjen e klubit kryeqytetas e ka marrë afrimi më i fundit, Altin Aliu, i cili është vendosur në banerin e publikuar në rrjetet sociale për këtë ndeshje. Sulmuesi i majtë iu bashkua Partizanit vetëm pak ditë më parë, pas transferimit nga Malisheva, ndërsa “Transfermarkt” e vlerëson me 500 mijë.
Të lidhura
None found
26-vjeçari pritet të luajë për herë të parë me fanellën e Partizanit përballë kurbinasve. Kontributi i tij mund t’i shërbejë “Demave të Kuq” në përpjekjen për të marrë 3 pikët e para të këtij edicioni të ri.
