Zbulohen tre raketa Akeron në një furgon në portin e Barit, në pranga shoferi francez

Autoritetet italiane arrestuan në portin e Barit një shtetas francez, 46 vjeç, pasi brenda furgonit që drejtonte u zbuluan tre raketa Akeron dhe pajisje të tjera të kategorizuara si materiale luftarake.

Të lidhura

None found

Masën e arrestit e urdhëroi Guardia di Finanza më 9 qershor, por çështja u bë e ditur për publikun vetëm më 26 gusht.

Francezi kishte mbërritur në Bari me traget nga Patra e Greqisë. Gjatë inspektimit të automjetit, autoritetet gjetën pesë kontejnerë me sisteme armësh antitank. Mes tyre ndodheshin edhe tri raketa Akeron, të prodhuara nga kompania franceze MBDA, sipas raportimeve të mediave italiane.

Gjatë marrjes në pyetje, 46-vjeçari tha se punonte si shofer i kontraktuar nga MBDA France, dega franceze e grupit europian MBDA, i cili është i specializuar në zhvillimin dhe prodhimin e raketave dhe sistemeve të mbrojtjes.

Sipas shpjegimit të tij, pajisjet ishin transportuar nga Franca për në Greqi, ku kompania Altus LSA do t’i nënshtrohej disa riparimeve. Kur u ndalua në Bari, ai po udhëtonte sërish drejt Francës.

Për të vërtetuar versionin e dhënë, shoferi dorëzoi dokumentacion tregtar, shkëmbime me email, fatura dhe një autorizim të Ministrisë Franceze të Mbrojtjes. Ky autorizim, i lëshuar në vitin 2025 për MBDA France, kishte lidhje me operacione që përfshinin materiale luftarake.

Kontrollet e autoriteteve italiane, megjithatë, nxorën në pah disa parregullsi në dokumentet e paraqitura.

Nga hetimet paraprake rezultoi se 46-vjeçari nuk kishte lejet që kërkohen nga autoritetet italiane për transportimin e armëve. Hetuesit identifikuan gjithashtu mospërputhje ndërmjet datave dhe vulave në dokumentacion.

Në çastin e kontrollit, shoferi paraqiti tri dokumente ndërkombëtare transporti. Sipas procesverbalit të sekuestrimit, ato përmbanin vetëm një përshkrim të përgjithshëm në gjuhën frënge dhe nuk shoqëroheshin nga një listë e hollësishme e ngarkesës.

Nisur nga këto rrethana, gjyqtari i hetimeve paraprake vendosi paraburgimin e shtetasit francez, ndaj të cilit u ngrit akuza për futje të paautorizuar të armëve të luftës.


Shtuar 27.08.2026 17:16

sultanbeyli escortiptv satın alHoliganbetAnkara escortAnkara escortmarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisholiganbetMarsbahisonwinjojobetcasinofastcasibomcasibomartemisbet girisartemisbetholiganbetjojobetjojobetmeritkingmeritkingmarsbahisMarsbahismatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetligobetroyalbetjojobetjojobetjojobet girişMarsbahis GirişonwinJojobetjojobetsekabetjojobethttps://x.com/HorizonsLeParti