Sami Sermaxhaj largohet nga posti i përzgjedhësit të Kombëtares së Kosovës për femra

Sami Sermaxhaj nuk do ta vijojë detyrën si përzgjedhës i Kombëtares së Kosovës për femra, pas një periudhe në drejtim të “Dardaneve”.

Të lidhura

None found

Lajmin për largimin e tij ai e bëri publik përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ndau edhe reflektimet e tij për kohën e kaluar në krye të ekipit.

Sermaxhaj falënderoi Federatën e Futbollit të Kosovës dhe në veçanti presidentin Agim Ademi për mbështetjen, besimin dhe bashkëpunimin gjatë drejtimit të Përfaqësueses A të vajzave të Kosovës.

Ai shprehu mirënjohje të veçantë edhe për stafin dhe futbollistet e Kombëtares, duke e cilësuar punën me to si një kënaqësi të jashtëzakonshme dhe privilegj të madh.

Përzgjedhësi uroi vajzat për shëndet, përparim dhe suksese të shumta në të ardhmen me fanellën e Kosovës, ndërsa tha se do ta kujtojë gjithmonë me respekt dhe mirënjohje periudhën e kaluar së bashku.

Largimi i tij vjen pas një periudhe gjatë së cilës udhëhoqi Kosovën në garat ndërkombëtare. Tashmë, Kombëtarja pritet të nisë një kapitull të ri.

“Dëshiroj të shpreh mirënjohjen time të sinqertë Federatës së Futbollit të Kosovës dhe në veçanti kryetarit Agim Ademi për mbështetjen, besimin dhe bashkëpunimin që më ka ofruar gjatë gjithë periudhës së udhëheqjes së Përfaqësueses A të vajzave të Kosovës.

Një falënderim i veçantë shkon për gjithë stafin dhe vajzat e Kombëtares. Puna me to ka qenë një kënaqësi e jashtëzakonshme dhe një privilegj shumë i madh për mua. Jam krenar për përkushtimin, profesionalizmin dhe shpirtin e tyre luftarak, si brenda ashtu edhe jashtë fushës.

U uroj vajzave të Kombëtares shumë suksese në të ardhmen, shëndet, përparim dhe sa më shumë arritje të bukura me fanellën e Kosovës. Do ta kujtoj gjithmonë me shumë respekt dhe mirënjohje kohën e kaluar së bashku.

Sinqerisht, Sami Sermaxhaj!”


sultanbeyli escortiptv satın alHoliganbetAnkara escortAnkara escortmarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisholiganbetMarsbahisonwinjojobetcasinofastcasibomcasibomartemisbet girisartemisbetholiganbetjojobetjojobetmeritkingmeritkingmarsbahisMarsbahismatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetligobetroyalbetjojobetjojobetjojobet girişMarsbahis GirişonwinJojobetjojobetcasibomsekabetjojobet