Bilanci i viktimave nga rrëshqitja masive e dheut në Qarkun Gyirong, pranë qytetit Shigatse në Tibet, në kufirin ndërmjet Kinës dhe Nepalit, është rritur në 150 të vdekur. Qindra persona vijojnë të jenë të zhdukur, mes tyre edhe 291 turistë.
Të lidhura
None found
Dyshohet se katastrofa erdhi si pasojë e ndërthurjes së përmbytjeve të menjëhershme me rrëshqitjet e dheut. Fenomenet shkaktuan dëme të konsiderueshme, duke goditur ndërtesa dhe zona të banuara.
Operacionet për lokalizimin dhe shpëtimin e të zhdukurve po vazhdojnë pa pushim. Të dhënat e publikuara nga BBC tregojnë se mes personave që nuk janë gjetur besohet të ketë 133 shtetas indianë, të paktën 47 amerikanë dhe 33 britanikë.
Presidenti i Kinës, Xi Jinping, ka kërkuar që kërkimet dhe përpjekjet e shpëtimit të intensifikohen, si dhe të ndërmerren të gjitha masat e domosdoshme për menaxhimin e situatës. Një zëdhënës i ka cilësuar përmasat e dëmeve si “përtej imagjinatës”.
