La Liga hap dyert e stadiumeve, kaq tifozë do të lejohen

Sezoni i ri i La Ligas do të nisë me tifozë. Spanja ka vendosur të hapë stadiumet dhe vendimi është marrë nga Ministria e Shëndetësisë, megjithatë impiantet nuk do të jenë të mbushura në kapacitetin e plotë të tyre.

Ministria e Shëndetësisë në Spanjë ka vendosur që impiantet e hapura të mbushen në 40% të kapacitetit në javët e para të kampionatit, ndërkohë që impiantet e mbyllura të mbushen në masën 30%.

Masat kundër COVID-19 nuk do të mungojnë gjithsesi pasi tifozëve të Realit, Barcelonës, Atleticos së Madridit, Sevillas, Valencias etj. do t’u duhet të mbajnë maska në stadium, ndërkohë që klubet do të jenë të detyruara të mos shërbejnë ushqim gjatë ndeshjeve.

Edicioni 2020-2021 i La Ligas do të nisë me sfidën e 13 gushtit mes Valencias dhe Getafes që do të luhet të Mestalla aty ku do të jenë të pranishëm për herë të parë që pas rënies së pandemisë rreth 20 mijë tifozë duke pasur parasysh se bëhet fjalë për një stadium të hapur me një kapacitet prej 48 mijë e 600 vendesh.

Nga pretendentet për titull e para që do të zbresë në fushë do të jetë Reali i Madridit, të shtunën e 14 gushtit teksa do të sfidojë në transfertën baske skuadrën e Deportivo Alaves.

Kampionët në fuqi të Atleticos së Madridit do ta nisin kampionatin në transfertën galiciane ndaj Celta Vigos të dielës, ditë në të cilën Barcelona do të presë në Katalunjë Real Sociedadin.


Shtuar 5.08.2021 16:22