Një episod i pazakontë ka tronditur Venecian, ku një hajdut xhepash humbi jetën nga një atak kardiak vetëm pak minuta pasi kishte grabitur një çift të moshuarish.
Të lidhura
None found
Ngjarja ndodhi të mërkurën, rreth orës 12:30, në zonën Campo dei Frari. Sipas raportimeve, burri, i shoqëruar nga disa persona të tjerë, arriti të merrte nga çanta e shpinës së çiftit një portofol. Mes sendeve të vjedhura ndodheshin edhe ilaçe jetike për njërin prej të moshuarve.
Menjëherë pas grabitjes, grupi u largua me shpejtësi. Mediat italiane shkruajnë se, rreth orës 13:00, disa kalimtarë panë hajdutin teksa u rrëzua papritur pranë Palazzo Cosulich.
Në vendngjarje mbërritën menjëherë ekipet e emergjencës, të cilat u përpoqën ta risillnin në jetë duke përdorur defibrilatorin. Megjithatë, ndërhyrja nuk pati sukses dhe burri u shpall i vdekur në vend.
